Administrata në fushatë? Qeveria bën sqarimin zyrtar: Të lirë jashtë orarit të punës

Jun 1, 2017 | 12:49

Pas përplasjes mes ministrave teknike dhe zevendesve dhe drejtoreve te PS për përfshirjen e administrates ne fushate ka ardhur sqarimi i Departamentit të Administratës Publike.

 

kociu

Në një deklaratë për mediat nga Kryeministria, kreu i DAP, Albana Koçiu deklaroi se çdo punonjës eshte i lire te marre pjese ne fushate jashte orarit te punes dhe e ka të ndaluar të përfshihet në fushatë brenda perimetrit të institucionit dhe në orarin e punës. Ajo ka cituar pjese te ligjit per kete ceshtje dhe sanksionet e qarta per cilindo qe e shkel.

“Ndalohet kategorikisht përdorimi i mjeteve, fondeve materiale të ndryshme pronë e administratës publike si dhe burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike të çdo niveli. Përcaktohet qartë ndalimi i fushatës zgjedhore në institucione publike. Ndalimi i përdorimit të detyruar të administraëts së institucionit për veprimtari të fushatës zgjedhore brenda orarit të punës, si dhe i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar brenda orarit mësimor”- tha ajo.

© Panorama.al

Te lidhura