TIRANE- Partia Socialiste ka dorezuar sot dy padi penale ne Prokurori per ate qe ajo e ka cilesuar prej kohesh abuzim me listat e zgjedhesve. lajmin e ka bere me dije deputeti Sajmir Tahiri, i cili ka deklaruar se padia eshte bere per Drejtuesit dhe punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme dhe një tjetër për tre drejtues të njësive bashkiake në kryeqytet.
“Partia Socialiste ka ngritur një grup special pune që deri më sot ka identifikuar emër për emër, banesë më banesë, të gjitha shkeljet e faktuara nga punonjësit e drejtorisë së përgjithshme të gjendjes civile si dhe çdo person që ka ofruar vullnetarisht emrin e tij dhe të familjes për të manipuluar procesin zgjedhor nëpërmjet dublimeve në lista, mercenarëve elektoralë të paligjshëm dhe falsifikime të tjera që venë në rrezik serioz zgjedhjet e 8 majit”, tha Tahiri.
Ai ka akuzuar tre kreret e minibashkive, Luzhiana Abazi, Ilir Kokona dhe Blendi Fuga per abuzime, duke shtuar se ata janë paditur të akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh për zgjedhje si dhe për shkeljen e të drejtës së zgjedhësve.
© Panorama.al











