A do shkojë Balluku drejt arrestit? Ish-prokurori Eugen Beci: Ndaj zv.kryeministres mund të ketë një akuzë tjetër për korrupsion

Nov 10, 2025 | 22:43

Ish-prokurori Eugen Beci ishte mbrëmjen e sotme në “Log”, teksa foli edhe mbi marrjen si të pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku. Pyetja që u shtrua në emision ishte nëse SPAK vepron ndryshe kur ka të bëjë me zyrtare femra, lidhur me vendosjen e masave të sigurisë, duke marrë parasysh rastin e Veliajt.

eugen beci log

Beci thekson se kemi një akuzë të parë ndaj Ballukut për shkelje të barazisë në tenderë, por shton se mund të ketë një akuzë tjetër në vijim të hetimit, për korrupsion.

Kjo akuzë e dytë detyrimisht mund ta vendosë atë me masë sigurie.

“Nuk hyn te vepra penale që rrezikshmëria të jetë e madhe për marzhin e dënimit. Jemi në shkelje barazie në tendera. është fillimi i hetimeve që mund të çojnë edhe në vepër tjetër penale si korrupsioni. Kur ka shkelje tenderi prokuroria lidh procedurën e tenderit me sms, ku kanë bërë shkelje të lirive dhe të drejtave të personazheve në tenderë.

Për çfarë qëllimi është bërë është një element tjetër që do mund të shkohet me terma të një vepre tjetër penale. Një zonjë me fëmijë të porsalindur, apo me probleme të rënda shëndetësore, mund të përfitojë lehtësim në masën e sigurisë. Por për pjesën tjetër nuk ka përjashtime – ligji është i njëjtë për të gjithë”, tha Beci.

Lidhur me imunitetin e saj si deputete, Beci thekson se për momentin nuk e rrezikon dhe nuk hiqet në të tilla raste domosdoshmërisht.

“Jo domosdoshmërisht. Nuk hyn te ato veprat penale që kanë një marzh të lartë dënimi. Akuza për shkelje të barazisë në tendera, për shembull, nënkupton se SPAK ka lidhur procedurën e një tenderi me komunikime, apo marrëdhënie që mund të kenë ndikuar në procesin e përzgjedhjes. Nëse hetimi nis për shkelje administrative apo korrupsion pasiv, atëherë rasti do të trajtohet ndryshe.”

© Panorama.al

Te lidhura