8 maji, Sannino: Me rëndësi raporti i ODIHR-it

Apr 14, 2011 | 14:50

TIRANE-Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në BE, Stefano Sannino,  duke theksuar rëndësinë e madhe që zgjedhjet vendore kanë për Shqipërinë, jo vetëm në planin e brendshëm, por dhe në atë të integrimit ka deklaruar se BE do te shohe me kujdes raportin e ODIHR per zgjedhjet.

Gjate takimit te sotem me kreun e qeverise, Sali Berisha, Sannino theksoi rëndësinë që kanë konluzionet e raportit të ODIHR-it që do të bëhen në fund të vitit. ” Do të vlerësohet kontributi i secilit aktor në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”- ka thene ai.

Sipas tij, vendi ka nevoje për arritjen e një metodologjie për trajtimin e përbashkët të problematikave që shtrojnë 12 prioritetet e BE per marrjen e statusit te vendit kandidat.  Ai ka bere apel për të ruajtur vëmendjen dhe ritmin e punës në procesin e integrimit europian edhe pas zgjedhjeve.

Ne takimin dypalesh, Berisha garantoi Sanninon per angazhimin e maxhorances per zgjedhje te qeta e me standarde, duke theksuar se nuk ka asnje shkak per tensione gjate fushates.

“Do të vazhdojë t’i kërkojë të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin zgjedhor që të shmangin dhe distancohen nga çdo akt dhune dhe tensionim i fushatës zgjedhore”- tha Berisha.  Kryeministri riafirmoi qëndrimin se Partia Demokratike dhe kandidatët e saj do të bejnë një fushatë pozitive, të bazuar në vlera dhe të fokusuar tek qytetari dhe komunitetet vendore, pavarësisht se zoti Rama dhe Partia Socialiste e bazojnë fushatën e tyre në sulme ndaj mazhorancës dhe kandidatëve të saj dhe përpiqen t’i paraqesin zgjedhjet jo si zgjedhje administrative, por me karakter politik.

Kryeministri e njohu zotin Sannino me një seri masash të marra në kuadër të përmirësimit cilësor të procesit zgjedhor të tilla si; miratimi i listave të zgjedhësve të pastruara nga duplikatat, personat më shumë se 100 vjeç dhe ata që kanë lënë shtetësinë, miratimin e ligjit për financimin e partive politike, urdhërin e fundit të kryeministrit për ndalimin e përdorimit të automjeteve shtetërore dhe aseteve publike në funksion të fushatës zgjedhore, etj..

 

© Panorama.al

Te lidhura