Pritja, Topi, Berisha dhe Rama tek Arvizu

Oct 4, 2011 | 17:57
Ambasada e SHBA ne Tirane

TIRANE- Ambasada e Shteteve ta Bashkuara të Amerikës në përkujtim të 20 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, po mban një pritje në ambjentet e saj.

Ambasadori Aleksandër Arvizu priti ne nje takim te ngushte ne ambjentet e brendshme te ambasades, presidentin e Republikës Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryeparlamentaren Jozefina Topalli, zv.ministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto,si dhe ish presidentët, Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu.

Ne kete takim mungoi kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, i cili i eshte bashkuar pritjes se ambasades amerikane, disa minuta pas nisjes se aktivitetit ne ambjentet e jashtme te saj.

Topi: Faleminderit për gjithçka

Presidenti Topi në fjalën e tij tha se koha kur u rihap ambasada amerikane në Tiranë, nuk ishte thjesht pranverë por “pranverë e demokracisë shqiptare”

Ai falenderoi nëpermjet ambasadorit, Arvizu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gjithçka kanë bërë për Shqipërinë.

“Jeni miku më i madh i shqiptarëve, jo vetëm për gjithçka që keni realizur për këto vite, por edhe ndër shekuj. Për rikthimin e së drejtës së Kosovës për të qene një vend i pavarur, për te qenë vend i NATO-s, dhe në të ardhmen për të qenë pjesë e BE-së”- u shpreh presidenti.

Berisha: Arritjet, falë mbashtetjes e SHBA-se

Ndërsa, kryeministri Sali Berisha vlerësoi se të gjitha arritjet e Shqipërisë, janë të mundura parasëgjithash nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ka qenë një moment i shumëpritur për shqiptarët dhe qytetarët, rihapja e ambasadës, vendi e tregoi këtë në atë kohë me pritjen më të madhe që i kanë rezervuar ndonjëherë ndokujt, ishte pritja e Sekretarit të Shtetit, Xhejms Bejker.”- tha Berisha

Prej 2 tetorit jane mbajtur disa ceremoni festive ne Tirane.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë në mars të 1991, ndërsa ambasada ka nisur punën në 2 tetor.

Ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë Ulysses Grant-Smith, i cili ka qëndruar në detyrë nw vitet 1922-1925.

Nga viti 1939 deri në vitin 1991, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike. Më 1 tetor të viti 1991 ka mbërritur në Tiranë i ngarkuari me punë nga SHBA Kristofer Hill, duke shënuar kështu edhe rihapjen e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

© Panorama.al

Te lidhura