Zyrtarët francezë njoftuan se janë gjetur pjesët e avionit të rrezuar pranë brigjeve të Brazilit më 1 qershor 2009. Sipas AP, ata thanë se specialistët mund të nisin procesin e nxjerrjes së trupave brenda një muaji, nga ajo çka ka mbetur prej avionit të Air France, rrëzuar në Oqeanin Atlantik. Hetuesit thanë se ata ende nuk kanë gjetur kutinë e zezë dhe nuk është e qartë nëse ajo është akoma e bashkëngjitur me rrënojat e avionit. Të 228-të njerëzit që ishin në bordin e avionit kanë vdekur. Fluturimi ishte me itinerarin nga Rio de Zhanejro në Paris dhe u zhduk nga radarët pas një shkreptime të fuqishme. Shkaku i rrëzimit mbetet i paqartë.











