‘Kaja’, reagon Bashkia: Plagosja pas heqjes së flamujve të LSI-së

Apr 4, 2011 | 12:05

TIRANË- Bashkia e Tiranës e ka lidhur plagosjen e drejtorit të Inspektoriatit të Ndërtimores, Ardit Kaja me incidentin e ndodhur pas heqjes së flamujve të LSI-së në Tiranë. Gjatë një deklarate për mediat, nënkryetarja e bashkisë Albana Dhimitri i ka bërë apel policisë së Shtetit të gejjë e vendosë para drejtësisë përgjegjësit e atentatit dhe e cilëson ngjarjen një këmbanë alarmi për të gjithë, që nga kryeministri e deri te partitë politike.

“Sot është goditur me plumba drejtori i Inspektoriatit. E panë gjithë qytetarët mbrëmë që në zbatim të ligjit inspektoriati hoqi flamujt partiakë dhe politikanë dhe militantë partiakë reaguan forcërisht e në mënyrë të paligjshme, ndërsa policia e shtetit nuk bëri detyrën e saj në mbështetje të ligjit. I bëjmë apel poolicisë së shtetit që të ndalojë kriminelët dhe i bëjmë thirje forcave politike të mos ndosin qytetin, pasi këtë nuk e lejon ligji”- tha ajo.

Sipas saj, shtyllat dhe pemët janë pasuri publike e qytetit dhe qytetarët nuk i kanë asnjë borxh forcave politike të dhunojnë me mesazhe publicitare.

© Panorama.al

Te lidhura