Vranë për gështenjat, arrestohen vëlla e motër. Si nisi konflikti mes familjeve

| 7:08
SHPËRNDAJE

Pas një dite në arrati, nga koha që ekzekutuan bashkëfshatarin për pyllin me gështenja, policia e Kurbinit ka arrestuar autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje vëlla e motër, Indrit dhe Xhoana Ndoci, përkatësisht 29 dhe 24 vjeçe, që të dy banues në fshatin Selitë.

Konflikti për pronësinë e një sipërfaqeje pemësh me gështenja është bërë shkak për vrasjen e një 58- vjeçari në fshatin Selitë të Kurbinit.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia bëri të ditur se viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur Ndrec Prendi, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi është qëlluar me breshëri automatike nga bashkëfshatarët e tij.

Arma e sekuestruar
Arma e sekuestruar

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të ditës së djeshme në malësinë e Kurbinit.  Nga hetimet e para të grupit hetimor është bërë e ditur se mes autorëve dhe 58-vjeçarit Prendi, i cili kishte edhe lidhje miqësore me autorët, pasi ai ishte dhëndër në fisin Ndoci, ka pasur edhe më parë konflikte për shkak të një sipërfaqeje toke me gështenja, pronësia e së cilës pretendohej nga të dyja palët. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, e cila bazohet edhe në informacionet e mbledhura në terren, mëngjesin e djeshëm dy të rinjtë e kanë gjetur 58-vjeçarin Prendi duke vjelë gështenjat.

Banesa e viktimës
Banesa e viktimës

Ata kanë debatuar fillimisht me të, debat që është parë në distancë edhe nga disa banorë të tjerë. Tani është sezoni i vjeljes së gështenjave dhe në ditët e fundit dy familjet kishin pasur disa herë konflikte me njëra-tjetrën, madje siç mësohet ka pasur ankesa deri edhe në polici.

Pasi kanë debatuar ashpër me viktimën, ata kanë marrë menjëherë armën e zjarrit duke qëlluar me breshëri në drejtim të tij. Paraprakisht dyshohet se arma është përdorur nga Indrit Ndoci, por nuk përjashtohet as mundësia që viktima mund të jetë qëlluar nga 24-vjeçarja.

Për pasoje 58-vjeçari Ndrec Prendi ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra në kraharor. Kanë qenë banorë të zonës, të cilët pasi dëgjuan të shtënat, u nisëm menjëherë në vendngjarje, ndërsa sinjalizuan edhe policinë. Por distanca e largët e fshatit me qytetin e Laçit dhe rruga e amortizuar ka bërë që policia të mbërrijë me vonesë, duke u lënë mundësi autorëve që të marrin arratinë.

Grupi hetimor, i cili është ngritur për ngjarjen, ka bërë të ditur se si provë materiale janë sekuestruar 20 gëzhoja automatiku, ndërsa pjesëtarë nga të dy familjet janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje për të mësuar më tepër rreth ngjarjes.

Frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme ka bërë që blutë e Kurbinit të mbajnë nën mbikëqyrje edhe dy banesat e autorëve dhe të viktimës, pasi janë afër njëra- tjetrës.

ELVIS HILA

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.