VIDEO/ Ikin dritat në Teatrin Kombëtar, 50 minuta shfaqje me elektrik dore

Nov 26, 2016 | 19:36
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Teksa kishte 5 minuta që kishte nisur shfaqja Don Kishoti, në Teatrin Kombëtar ikën dritat.

dritat-teater2

Kjo nuk ishte një gjë e menduar nga skenaristi, por një defekt që ka lënë spektatorët të çuditur nga e papritura.

Një nga pjestarët e stafit tha “do presim pak minuta se është defekt jashtë panelit të Teatrit”.

dritat-teater

Por sa të vinin dritat, “Panorama” mëson se aktori Gent Hazizi nisi monologun me elektrik dore.

Ndërkohë njerëzit nxorën telefonat dhe po ndriconin me dritën e tyre. Dritat erdhën pas 50 minutash.

TEATR2 teatri1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura