Trondit gazetarja: Moisi Habilaj tentoi të paguante drekën e Ramës dhe ministrave në Vlorë, por…

Oct 18, 2017 | 13:24
SHPËRNDAJE

Gazetarja Anduena Llabani ka reagur me një deklaratë të fortë në emisionin “Opinion”, lidhur me mënyrën se Moisi Habilaj kishte provuar të qëndronte pranë qeverisë dhe njerëzve të saj. Llabani ka treguar se është bërë deshmitare e një rrefimi naiv, por të vërtetë, nga pronari i nje lokali te famshem ne Vlorë.

anduena-1

Moisi Habilaj kishte kërkuar të paguante drekën e parë të qeverisë në Orikum. Sipas dëshmitarit askush s’e dinte veç dy a tre personave (Moisi Habilaj, ish-drejtori i policisë së Vlorës dhe pronari i lokalit) se dreka e parë qeveritare e shtruar nga kreu i saj, u tentua të paguhej nga krimineli Habilaj…

Dëshmitari ka treguar për gazetaren, se Habilaj i kishte shkuar në lokal dhe i kishte nxjerr nga canta tufën me para (euro)…

“Ishin shumë s’mund ti numëroja, nje tufë me euro, donte të paguante drekën e shtetit, por s’ja pranova”, ka treguar pronari i restorantit duke shtuar se atë drekë e kishte paguar një person tjetër, biznesmen i fuqishëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura