Studentët e transferuar nga privati në grevë. Çohet në spital një vajzë me dhimbje apandesiti. Studentët e shtetërorit u bëjnë presion: Duam mësim (FOTO/VIDEO)

Feb 28, 2015 | 19:20
SHPËRNDAJE

Studentët e transferuar nga universitetet private, në degën e Infermierisë në universitetin shtetëror vijojne sot diten e dyte te greves se urise, me kërkese kryesore trajtimin e barabarte ne pagese me studentet e tjere, qe e nisen ne shteteror shkollimin e tyre universitar.

Ata e kane kaluar naten ne ambientet e fakultetit, ku nje nate me pare paten edhe nje perleshje me forcat e policise.

Pasditen e se shtunes, njëra nga studentet greviste, Melisa Çela, është ndjerë keq dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit. Të kontaktuar me telefon nga “Panorama Online”, studentët grevistë thanë se shoqja e tyre kishte dhimbje apendesiti dhe temperaturë të lartë.

Studentët grevistë thanë se ndihen të rënduar si nga gjendja fizike ashtu edhe ajo psikologjike, e se kanë marrje mendsh. Sipas tyre dekani i fakultetit të Farmacisë, Petrit Bare, i shoqëruar nga rektori, u ka kërkuar të ndërpresin grevën, “pasi do te ngrene nje komision vleresimi ne menyre qe studentet te sistemohen ne vitet perkatese”. Por grevistet thonë se nuk dalin nga greva, pa marre me pare garanci per plotesimin e kerkesave te tyre, qe lidhen edhe me barazine e tarifave te shkollimit mes tyre dhe studenteve qe jane futur me konkurs. 

Qe nga paraditja e sotme, gjendja shendetesore e studentëve ka dhene shenjat e para te lodhjes. “U bënë 72 orë që studentët nga një protestë maratonë kaluan në një grevë urie, sepse nuk u mor asnjë masë për ne. Gjendja orë pas ore po përkeqësohet”, thote nje nga studentet. Te tjere greviste pranojne se studentët kanë pasur luhatje të tensionit dhe rënie të elektroliteve. 

Studentët grevistë janë vendosur në korridoret e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, ku po luftojne edhe me temperaturat e uleta.

Studenti për “Panorama Online”: Ja padrejtësitë që po na bëhen 

Studenti i Shkencave Politike Lorjan Çelaj, një ndër organizatorët e bllokimit të universitetit kundër tarifës vjetore, shpjegoi në një bisedë telefonike për “Panorama Online”, arsyet e revoltës së studentëve të transferuar nga universitetet private drejt atyre publike. Ai na rrëfeu se kjo diferencë e thellë në tarifën e studimit, mes studentëve të publikut dhe atyre që janë transferuar nga privati, u është justifikuar nga drejtuesit arsimor “si mbulim i kostove”. Ai thotë se kjo është padrejtësi. Çelaj thotë se studentët e transferuar nga institucionet private arsimore po humbasin edhe vite studimi.

Si quhesh dhe për çfarë studion?

Lorjan Çelaj, student i Shkencave Politike, Viti III.

Ti je në grevën e studentëve apo organizator i saj?

Për arsye pune, teknike, nuk jam por do isha aty. I mbështes plotësisht shokët dhe shoqet. Jam organizator i “bllokimit të universitetit”.

Po kundërshtoni tarifën e studimit që ju kërkohet të paguani në sistemin universitar publik, por sa paguanit në universitetin privat dhe sa ju kërkojnë të paguani në publik, pas transferimit tuaj?

Në fakultetin e Mjekësisë, tarifa e studimit është 35.000 mijë lekë/viti akademik për studentët e futur me konkurs, studentëve të transferuar u është kërkuar të paguajnë 235.000 lekë/viti akademik.

Për fakultetin e Shkencave Sociale dhe atë të Drejtësisë, diferenca është po ashtu e lartë. Nga 35.000 lekë që paguajnë studentët e publikut, të transferuarit nga privati u kërkohet të paguajnë 110.000 lekë/viti akademik. Por në fakt nuk është shtuar as numri i pedagogëve dhe nuk janë shtuar as sallat. Thjesht jemi ngushtuar.

Cila është zgjidhja sipas jush?

Ministja tha se ne jemi të pabarabartë…Ndaj është më e ndershme që të futemi në konkurs, sesa të tarifohemi disa herë më shumë se studentët e publikut, në këtë mënyrë do të jemi të barabartë.

Po për vitet e studimit, ku konsiston padrejtësia që thoni se po ju bëhet?

Të transferuarve nga privati u janë zbritur edhe vite studimi. Unë kisha dhënë diplomen e vitit të tretë, prisja të merrja vetëm kartonin dhe në publik më futën sërish në vit të tretë. Sepse ka lëndë që ke bërë në pirvat që nuk t’i njohin. Ka ndodhur që student të vitit të tretë janë kaluar në vit të dytë, ose të vitit të tretë e kanë nisur vitin nga fillimi në publik. 

 Studentet e shteterorit, proteste kunder greves: Na lironi ambientet, duam mesim 

Perplasja e studenteve te ‘privatit’ me shteterorin

Pas përplasjes së mbrëmshme me policinë, studentët e Infermierisë, ardhur nga universitetet private, në atë shtetëror, pas transferimeve me urdhër të ministrisë, në grevë që një ditë më parë, janë përplasur sot edhe me kolegët e tyre të shtetërorit.

Gjatë paradites, pak kohë, pasi grevistët iu drejtuan me një tjetër apel ministrisë për plotësimin e kërkesave të tyre, pranë ambienteve ku zhvillohet greva u shfaqen disa studentë të Universitetit Publik të Mjekësisë dhe Infermierisë, të cilët kanë fituar të drejtën e studimit në bazë të modelit meritë, preferencë.

Ata kanë kundërshtuar grevën e studentëve të “privatit”, madje kanë thënë me zë të lartë se nuk mund të jenë të barabartë me ata.

Në shenjë proteste ata kanë kërkuar lirimin e ambienteve të Fakultetit, duke thënë se po u pengohet e drejta për të zhvilluar mësimin normalisht. Madje, i kanë kujtuar grevistëve “të transferuar nga privati” që kanë firmosur një kontratë me shtetin për kushtet e vazhdimit të shkollës në sistemin publik, të cilës duhet t’i përmbahen. 

“Çfarë barazie kërkojnë kur ju po vazhdojni në një universitet publik pa asnjë konkurs apo pa patur pikët e nevojshme. Duke hyre në universitet publik pa bërë më parë një konkurs. Po ta kishin bërë kështu sa nga ata do ia kishin dalë? Grevistet te shtyre nga FRPD na duket se kanë hall tjetër. Se tani do u duhet të mësojnë e nuk e blejnë dot diplomën siç bënin tek ato 18 universitete piramida. Se helbete, lekët dhe i japin po garancinë që do të diplomohen apo që do të marrin provimet nuk e kanë”- thuhet ne dekalrate.

Gjate deklarates ka pasur debate dhe perplasje mes ketij grupi studentesh dhe grevisteve. “Ne jemi me merite, ju jeni shans i dyte, ne duam te bejme mesim”- ka thene nje nga studentet e shteterorit.

“Kush ju ka futur per kete deklarate, kush ju ka paguar, ikni qe ketu”, i jane drejtuar grevistet, te cilet kane sqaruar se nuk mund te ndeshkohen me pagesa te padrejta e te paperballueshme.  

Studentet perleshen me policine

Perplasja e mbremshme me policine 

Studentet kane kërkuar që të vijë Avokati i Popullit pasi akuzuan policinë për dhunë ndaj tyre.

“Kjo nuk është policia që duam ne…Ku je Edi Rama, studentët po dhunohen me tarifat e larta të studimit, nuk mund të dhunohen edhe nga Policia e Shtetit. Të vijë këtu Avokati i Popullit…”,-është shprehur njëri nga studentët.

Nisja e greves 
Pas 48 orë proteste maratonë në fakultet, mbi 100 studentë u futen dje ne grevë urie pranë Fakultetit të Inferimierise në Tiranë. Kerkesa e tyre kryesore eshte kundershtimi i tarifes se shkollimit, vendosur nga Ministria e Arsimit. 

Studentet thone se nuk eshte e drejte qe te trajtohen ne menyre te diskriminuar ne krahasim me studentet e tjere. “…pas përgjigjes së ministres së Arsimit, zonjës Lindita Nikolla, ku sipas të cilës ne duhet të paguajmë 7-fishin, 7 herë më shumë se shokët tanë të klasave dhe se nuk mundet t’ia faturojë taksapaguesve shqiptare kostot e shkollimit tonë, ne i themi: zonja Lindita Nikolla, mos vallë prindërit tanë nuk janë taksapagues të Republikës së Shqipërisë?”,- tha përfaqësuesi i studentëve grevistë, Bernard Progni.

Pas mbylljes së disa institucioneve të arsimit të larte privat e shteteror, një pjesë e madhe e studentëve që u regjistruan ne universitete publike, duhet te paguajne tarifa me te larta shkollimi se studentet te cilet jane pranuar ne publik pasi kane marre piket e kerkuara ne provimet e Matures Shteterore.

[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura