
Hetimi
“Po mbledhim dokumentacionin për gjithë pretendimet e ngritura në kallëzimin penal. Po kështu do të marrim edhe deklarimet e personave të dyshuar për të mësuar shpjegimin që ata kanë në lidhje me veprimet që kanë kryer”, thanë burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, në padinë e bërë nga Policia e Shtetit përshkruhen një sërë veprimesh bankare ku thuhet se në fund të afërmit e Rezart Taçit kanë përfituar 12 milionë euro. “Nga të dhënat rezulton se familjarët e shtetasit Rezart Taçi kanë përfituar në bankën RZB dhe Tirana Bank për një periudhë dyditore shumën 12 milionë euro, nga të cilat janë tërhequr me para në dorë shuma 5 754 000 euro. Ndërsa në BKT është tërhequr në total shuma 6 400 000 euro nga transfertat e përfituara nga llogaritë personale të familjarëve të Rezart Taçit nga banka RZB”, thuhet në padinë e bërë nga policia në ngarkim të biznesmenit. Policia pretendon se transfertat bankare në shuma të mëdha nuk janë shoqëruar me dokumentacionin përkatës që justifikon lëvizjen e tyre. Po kështu, në padinë e bërë në prokurori pretendohet se nga ana e biznesmenit dhe të afërmve janë krijuar dhe falimentuar disa kompani brenda dhe jashtë vendit, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin nga skema e TVSH-së. Në hetim mësohet se janë edhe punonjës të Tatimeve dhe Doganave.
Personat në hetim
1. Rezart Taçi,
i datëlindjes 7.6.1971
2. Anika Taçi,
e datëlindjes 25.6.1975
3. Mustafa Taçi,
i datëlindjes 18.4.1934
4. Drita Aliçka
e datëlindjes 7.5.1945
5. Arjanit Kolgega,
i datëlindjes 8.1.1975
6. Irgen Selfo,
i datëlindjes 13.7.1986
TRAZHGIM SOKOLAJ











