“Studentët e ‘Luarasit’, të punësuar në institucione private e publike”

Sep 19, 2015 | 11:08
SHPËRNDAJE

Janë vetë studentët e “Luarasit” që tregojnë përvojën e tyre brenda ambienteve të universitetit, marrëdhënien me pedagogët dhe aktivitetet e ndryshme ekstrakurrikulare.

Gazeta ka biseduar me Agli Plakun, kryetarin e Këshillit Studentor të universitetit, i cili tregon se ruan ende kontakte me ata që kanë përfunduar shkollimin te “Luarasi” dhe që sot janë integruar në tregun e punës.

Agli Plaku, kryetar i Këshillit Studentor të “Luarasit
Agli Plaku, kryetar i Këshillit Studentor të “Luarasit

Ai fton ata që dëshirojnë të studiojnë në Drejtësi dhe Ekonomi të zgjedhin “Luarasin”
për metodologjinë europiane në mësimdhënie, cilësinë e pedagogëve, jetës studentore dhe të gjithë komoditetet që ofron ky universitet.

Si ju duket metodologjia e mësimdhënies në universitet?
Mund të them se metodologjia e përdorur nga stafi i universitetit është e një niveli mjaft të lartë, duke mos u ndalur vetëm në leksione dhe seminare, por duke përfshirë edhe formate të reja dhe interesante si puna e grupeve të debatit, të cilat janë veçanërisht konstruktive për studentët. Pra, metodologjia e përdorur në mësimdhënie është një metodologji me standard europian, e cila ngjason me eksperiencat e mjaft universiteteve të mëdha të Europës.

Duke qenë se ju jeni kryetar i Këshillit Studentor, sa të kënaqur janë shprehur studentët me pedagogët e universitetit?
Do të theksoja se një nga arsyet që unë personalisht kam zgjedhur universitetin “Luarasi” është kualifikimi dhe cilësia e pedagogëve dhe lektorëve të punësuar. Përpos faktit se shumë prej tyre janë figura të njohura për “background”- in e tyre në opinion publik, ata janë të kualifikuar me gradat më të larta shkencore në universitete të njohura brenda dhe jashtë vendit.

Si është niveli i jetës studentore duke pasur parasysh numrin e aktiviteteve ekstrakurrikulare?
Studentët e të gjithë niveleve kanë mundësinë të aktivizohen sipas dëshirës në aktivitete të ndryshme të organizuara nga universiteti. Në këtë kontekst, një nga elementet që do të doja të theksoja, është informacioni. Informacioni i ofruar në rrjete sociale dhe në klubet studentore është element kyç për një jetë të pasur studentore, dhe këtu informacioni është lehtësisht i aksesueshëm.

A ofron universiteti “Luarasi” një portë në tregun e punës në Shqipëri?
Falë bashkëpunimit të madh me median dhe disa nga institucionet më të rëndësishme publike në vend, “Luarasi” ofron shanse të mëdha promovimi për studentët me rezultate të shkëlqyera në formën e bursave dhe kredive me interesa të ulëta. Për më tepër, faktet kanë treguar se studentët e diplomuar nga ky universitet janë punësuar si në institucione private, ashtu dhe në ato publike.

Sa i suksesshëm është rrjeti i ish-studentëve dhe a i ruani kontaktet me ta?
Rrjeti “Alumni” është një nga rrjetet bazë, mbi të cilat ngrihet universiteti. Stafi akademik është kujdesur veçanërisht për ruajtjen e kontakteve me ish-studentët e diplomuar ndër vite. Personalisht mendoj se një nga arsyet më të mëdha që ky rrjet duhet ruajtur, është se përvoja e ish-studentëve është jashtëzakonisht e çmuar për studentët aktualë të universitetit.

© Panorama.al

Te lidhura