ZYRTARE/ U largua nga Egnatia, mesfushori firmos në Izrael

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2022 | 14:39

ZYRTARE/ U largua nga Egnatia, mesfushori firmos në Izrael

Timi Bardis është lojtar i ri i Makabi Ahi-Nazareth, skuadër që militon në kategorinë e dytë izraelite.

271104859_1111136126309568_9209030184873662773_n

Mesfushori ka firmosur një kontratë me klubin izraelit teksa gjatë gjysmës së parë së sezonit u aktivizonte me skuadrën e Egnatias, por pa treguar të gjithë aftësitë e tij, teksa është rikthyer sërish te i njëjti ekip përpara se të transferohej te rrogozhinasit.

Këtë lajm e ka bërë vetë publik klubi i Makabi Ahi-Nazareth teksa i uron mirëseardhjen 24-vjeçarit, i cili me fanellën e Egnatias këtë sezon mes Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë u aktivizua në total në 10 ndeshje nga ku realizoi dhe një gol.

PANORAMASPORT.AL