VIDEO/ Titullari i Milanit del me barelë nga fusha, i gjithë stadiumi “Air Albania” e duartroket

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2022 | 21:37

VIDEO/ Titullari i Milanit del me barelë nga fusha, i gjithë stadiumi “Air Albania” e duartroket

Mesfushori i Milanit, Sandro Tonali, pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren përballë Shqipërisë në “Air Albania”.

bandicam 2022-11-16 21-30-43-717

Në dy përplasje që mesfushori italian pati me Keidi Baren, e detyruan që të dilte nga fusha e lojës me barelë, duke shqetësuar Mançinin.

Gjithsesi, ovacionet nga tifozët nuk munguan, të cilët e duartrokitën titullarin e Milanit.

PANORAMASPORT.AL