VIDEO/ Skënderbeu “fle gjumë” në pjesën e dytë, Laçi e përmbys

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2018 | 17:05

VIDEO/ Skënderbeu “fle gjumë” në pjesën e dytë, Laçi e përmbys

Ka përfunduar me rezultatin 3-2, sfida mes Laçit dhe Skënderbeut. Pas epërsisë së korçarëve me rezultatin 0-2, falë dopietës së Soue, kurbinasit kanë përmbysur gjithçka në pjesën e dytë.

kukesi

Bruno Lulaj realizoi në fundit e pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë, Rexhinaldo realizoi dopietë falë përgjumjes së Skënderbeut, duke përmbysur rezultatin.

Soue

Me rezultatin e sotëm, diferenca mes Skënderbeut dhe Kukësit shkon në +8, kur duhen edhe 4 javë nga fundi i kampionatit. Ndërsa Laçi, pas triumfit të sotëm ka shkuar në kuotën e 46-pikëve duke barazuar Partizanin e vendit të 4-t.

Capture

LAÇI – SKËNDERBEU 3-2

Lulaj 45+1′, Rexhinaldo 54′, 62′  / Soue 31′, 40′

Përfundon takimi. 

90+2′ Sabjen Lilaj provon me një gjuajtje nga distanca, por jashtë kuadratit.

90+1′ Zëvendësim i fundit te Laçi, largohet Rexhinaldo, në fushë Zogaj.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Rexhinaldo provon me një gjuajtje nga distanca, por topi ka përfunduar jashtë kuadratit.

84′ Zëvendësim te Laçi, largohet Uzuni i dëmtur, në fushë Redon Xhixha.

68′ Zëvendësim te Laçi, largohet Nika, në fushë Jonuzi.

65′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Dita, vendin e tij e zë Demte.

62′ GOOOOOOL Laçi 3-2. Përmbysje e çmendur. Pas një sulmi të shpejt, Rexhinaldo në pika e penalltisë, ka përfituar nga prekja e Uzunit dhe e ka pasur shumë të lehtë ta dërgojë topin në rrjetë. 

60′ Lushkja ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Xhejms.

59′ Bruno Dita provon me një gjuajtje nga distanca, por topi përfundon në duart e portierit Selmani.

54′ GOOOOOL Laçi 2-2. Rexhinaldo ka barazuar shifrat pas një krosimi nga këndi të Uzunit, sulmuesi ka gjuajtur saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën e Teqjes. 

50′ Mundësi e artë për Laçin, Rexhinaldo dhe Nika nuk arrijnë të dërgojnë topin në rrjetë.

49′ Pas një lëvizje mjaft të bukur nga e majta, i sapofuturi Gripshi hyn në zonë dhe gjuan, por topi ka përfunduar jashtë kuadratit.

46′ Pjesa e dytë nis me 2 zëvendësime të detyruara për Skënderbeun. Largohen Muzaka dhe Shehi, në fushë Gripshi dhe Teqja.

Përfundoj pejsa e parë, Laçi-Skënderbeu 1-2. 

45+1′ GOOOOOOL Laçi 1-2. Bruno Lulaj, ndëshkon ish-ekipin e tij, me një gjuajtje të saktë me kokë, pas krosimit nga e djatha, duke hapur sërish takimin. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ GOOOOOL Skënderbeu 0-2. Pas një përgjumje të mbojtjes së Laçit, Ali Soue, nuk ka folur, duke ndjekur aksionin  dhe duke dyfishuar shifrat. Goditje e rëndë për Laçin. 

31′ GOOOOOL Skënderbeu 0-1. Ali Soue nuk ka falur kësaj here, teksa i vetëm përballë portierit Selmani, pas asistit fansntastik të Lilajt, ia ka kaluar topin poshtë këmbëve gardianit të Laçit.  

24′ Provon edhe Uzuni, por gjuajtja e numrit 10-të, përfundon jashtë kuadratit.

22′ Kundërpërgjigje Laçi me Rexhinaldon, gjuajtja e sulmuesit ndalet nga portieri Shehi, i cili bën një pritje spektakolare, duke i mohuar golin vendasve.

16′ Një tjetër mundësi e artë për Skënderbeun me anë të Soue, por ka shpëtuar për mrekulli porta e Selmanit. Fangaj ka larguar topin në vijën fatale. Rasti më i mirë për korçarët.

10′ Pranë goli Skënderbeu me Soue, por gjuajtja e sulmuesit është devijuar nga mbrojtësit e Laçit në goditje nga këndi.

4′ Provon Kallaku me një gjuatje, topi përfundon jashtë kuadratit.

2′ Mundësi shënimi për Xhejms, por gjuajtja e sulmuesit të Skënderbeut është ndalur nga Selmani.

1′ Ka nisur takimi.

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shtubina, Jonuzi, Lushkja, Kallaku, Nika, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentjan Mezani

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Lilaj, Dita, Gavazaj, Soue, Xhejms. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Olsi Sokoli (Tiranë)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"