VIDEO/ Gola, penallti dhe kaos, kryeqyteti mbetet përsëri i kuq pas derbit! Partizani fiton dhe kap Tiranën në kreun e renditjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2023 | 23:59

VIDEO/ Gola, penallti dhe kaos, kryeqyteti mbetet përsëri i kuq pas derbit! Partizani fiton dhe kap Tiranën në kreun e renditjes

Partizani fiton 2-0 derbin ndaj Tiranës dhe kap bardheblutë në majën e klasifikimit të Superiores.

bandicam 2023-03-06 19-20-46-343

Të kuqtë kanë triumfuar në një sfidë ku ndodhi gjithçka, në fushë dhe në tribuna. Gola të anuluar dhe të shënuar, penallti të anuluara dhe të pritura, e në fund nga një gol në secilën pjesë loje që vendosi një sfidë shumë të ndezur.

Tani të kuqtë duket se marrin frymë më të qetë pas kritikave të Kupës, kurse Tirana humbi një avantazh që kishte krijuar në rrugëtimin e titullit, që duket se do të vendoset nga përmbysjet e njëpasnjëshëm të situatave në javët në vijim.

PARTIZANI-TIRANA 2-0
20′ Mba, 81′ Cara

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet derbi me fitoren 2-0 të Partizanit.

90’+6’ Një harkim në zonë gjen Deliun, por topi i gjuajtur prej tij bllokohet nga mbrojtësit.

90′ Jepen 6 minuta shtesë.

89’ Da Silva dhe Maget i lënë vendin në fushë Mensah dhe Zekollit.

88’ Matondo i afrohet golit të tretë me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera përplaset mbi traversë dhe shkon jashtë.

86’ Cara ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Najdovskit.

86’ Patrik del nga fusha e lojës i dëmtuar, teksa bëhet gati të hyjë Berisha në vend të tij.

bandicam 2023-03-06 21-03-31-503

83’ Nikqi ka mundësinë e artë për të rihapur ndeshjen, por i vetëm para portës devijon topin jashtë katërkëndorit.

81′ GOOOL PARTIZANI. Shënon Cara. Pasim mbrapa i gabuar i Behiratçe dhe Cara i sapofutur në lojë dërgon topin në rrjetë me thembër.

78’ Cara dhe Menish hyjnë në fushë në vend të Mba e Hadroj.

75’ Gjyqtari ndal përsëri ndeshjen pasi tymi në stadium bën të pamundur të vijohet me lojën.

74’ Hadroj dëmtohet pas një ndërhyrje ndaj Patrik.

72’ Rrapaj i lë vendin Hotit në fushën e lojës te Partizani.

67’ Nikqi merr vendin e Lulajt në fushën e lojës për Tiranën.

65’ Bekaj pret penalltinë e Telushit.

63’ Penallti për Partizanin. Mba hyn në zonë nga e majtaa dhe pason te Rrapaj, i cili ndalet nga Najdovski i cili ndëshkohet edhe me të verdhë.

61’ Pas një harkimi nga e djathta, topi shkon te Delu i cili gjuan por nuk gjen portën e Partizanit.

60’ Predhë e Telushit nga distanca në ekzekutimin e një goditje dënimi, topi përfundon jashtë katërkëndorit të Bekajt.

52′ Rifillon ndeshja.

Ora 20:29 Gjyqtari Xhaja del nga tuneli dhe bëhet gati për rifillimin e ndeshjes. Ndërkohë spikeri i stadiumit lajmëron tifozët se ndeshja rrezikon të pezullohet.

Ora 20:26 Kolela proteston te delegati i ndeshjes, i cili kërkon që skuadrat të dalin, por bardheblutë vazhdojnë të bëjnë nxemje në fushë.

bandicam 2023-03-06 20-26-01-213

Ora 20:23 Të dy skuadrat vazhdojnë e bëjnë nxemje në fushë, teksa nuk duken ende gjyqtarët.

Ora 20:20 Gjyqtari Xhaja vazhdon të jetë në dhomat e zhveshjeve, teksa ndeshja mbetet e ndalur prej 7 minutash pasi tymi nuk lejon shikimin e qartë.

52’ Ndërpritet përsëri ndeshja për shkak të tymit të krijuar nga fishekzjarrët.

49’ Patrik lëshon një gjuajtje të fortë drejt portës, Rexhepi grushton e Hasani gjuan duke tundur rrjetën, por më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje, i konfirmuar edhe nga VAR-i.

47’ Rrapaj lëshon një gjuajtje të fortë tokazi drejt portës së Bekajt në një goditje dënimi, portieri kontrollon.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes me shkelmimin nga qendra të të kuqve.

45’+6′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Partizanit.

45’+4’ Mba ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ku çon takën lart.

45’ Jepen 6 minuta shtesë.

43’ Patrik shfaqet përsëri në krahun e majtë dhe tenton me një diagonale, por nuk gjen portën e Rexhepit.

41’ Anulohet penallti për Tiranën. Pas një topi në zonë, Hadroj largon sferën në një dyluftim me Patrik dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë pas rrëzimit të brazilianit. Pasi Xhaja sheh pamjet me VAR, anulon vendimin në fushë.

40’ Patrik nga e majta harkon në zonë. Rexhepi grushtoj jashtë katërkëndorit.

36’ Momente shqetësimi për Partizanin, pasi Matondo dëmton gjurin pas largimit të topit. Lojtari merr ndihmën mjekësore e pastaj ia del të kthehet në fushë.

34’ Partizani sulmon përsëri në qendër me Rrapajn i cili gjuan por gjen bllokimin e Haxhiut.

30’ Përgjoni nga e majta ia del të gjejë hapësirën të krosojë në zonë, por nuk gjen aty asnjë nga shokët e skuadrës.

28’ Mba ul topin mirë me thembër për Rrapajn i cili gjuan por Najdovski e ndal gjuajtjen e fortë të mesfushorit.

27’ Partizani kthehet pak mbrapa duke i lëshuar terren bardhebluve që kanë më shumë qarkullimin e topit, por pa arritur të çajnë në prapavijën e të kuqve.

24’ Hadroj përsëri hyn në zonë nga e djathta dhe Maget e Da Silva tentojnë të gjejnë portën, por bllokohen nga prapavija e bardhebluve.

20’ GOOOL PARTIZANI. Shënon MbaPas një harkimi të Hadrojt nga e djathta, sulmuesi çon sferën në portën e bardhebluve, i harruar i vetëm nga mbrojtja.

17’ Murataj nis nga e djathta një top për Maget në shtyllën e dytë, por kthimi i sferës nga ky i fundit në qendër nuk gjen Mba.

15’ Mba i vjedh topin Najdovskit, por ky i fundit kthehet dhe nxjerr sferën në fundore.

13’ Hadroj në të djathtën nis një harkim perfekt në shtyllën e dytë për Da Silva por ky i fundit nuk përfiton për të gjuajtur në portë dhe sfera kalon vijën fundore.

11’ Aleksi rikuperon topin në mesfushë dhe nis Hasanin i cili gjuan në ecje e sipër, por sfera fluturon mbi traversë.

10’ Rifillon edhe një herë ndeshja.

9’ Xhaja thërret pranë vetes kapitenët, pasi nuk mund të vazhdohet ndeshja në këto kushte, ndërsa pret që të qetësohen tifozët.

7’ Rifillon sfida pas 3 minutash, ku portierët kanë marrë ndihmën mjekësore, por kapsollat nuk ndalen në fushë.

4’ Ndërpritet ndeshja pasi tifozët pas dy portave shënjestrojnë portierët, duke bërë që nga kapsollat të goditen si Rexhepi, ashtu edhe Bejkaj.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të bardhebluve.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Rexhepi, Atanaskoski, Sota, Telushi, Hadroj, Matondo, Rrapaj, Maget, Murataj, Da Silva, Mba
Trajner: Xh. Kolela

TIRANA: Bekaj, Najdovski, Behiratçe, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Hasani, Patrik.
Trajner: O. Shehi

Gjyqtar: Juxhin Xhaja
Asistentë: Dojando Myftari, Nertil Bregasi
Gjyqtar i katërt: Erjon Bastari
VAR: Olsion Yzeiraj
AVAR: Elvis Gjoka
Delegat: Sulejman Mema
Vëzhgues: Prek Pjetrushi

WhatsApp Image 2023-03-06 at 7.01.16 PM

PANORAMASPORT.AL