VIDEO/ Dy autogola nderojnë Tiranën ndaj Laçit, bardheblutë e Shehit regjistrojnë fitoren e dytë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2021 | 15:36

VIDEO/ Dy autogola nderojnë Tiranën ndaj Laçit, bardheblutë e Shehit regjistrojnë fitoren e dytë në kampionat

Tirana ka regjistruar fitoren e dytë në kampionat. Bardheblutë e Orges Shehit, triumfuan me rezultatin 2-0, në sfidën ndaj Laçit, e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore. 

bandicam 2021-10-03 13-41-30-915

 

Dy autogolat e shkaktuar në pjesën e dytë nga Roganoviç dhe Ignjatoviç nderuan kryeqytetasit në këtë përballje.

FT: TIRANA-LAÇI 2-0

Roganoviç 53′ (autogol), Ignjatoviç 75′ (autogol)

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

85′ Tirana menaxhon epërsinë e 2 golave, Laçi i pafuqishëm në sulm.

81′ Zëvendësim edhe te Tirana, largohet Totre, vendin e tij e merr Kuka.

79′ Dy zëvendësime te Laçi, largohet Deliu dhe Veliaj, në vend të tyre Qato dhe Bytyçi.

75′ GOOOOOL TIRANA 2-0/ Tjetër autogol i kurbinasve, kësaj here ishte kapiteni Ignjatoviç, i cili shtyu topin drejt rrjetës. Ishte Totre ai që provoi të shërbente drejt Ngosë, teksa i erdhi në ndihmë mbrojtësi i Laçit. 

73′ Laçi pranë golit të barazimit, me anë të Guindo, tentantiva e sulmuesit me kokë, devijohet në këndore nga Bekaj.

71′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha e lojës, Redon Xhixha, vendin e tij e merr Përgjoni.

69′ Najdovski është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

67′ Moment i rrezikshëm në zonën e Tiranës, por mbyll mjaft mirë Hoxhallari, që nuk lejon që topi të filtrojë në qendër të zonës.

59′ Pranë golit të dytë Tirana me Seferin, por gjuajtja e sulmuesit, ndalet nga portieri Dajsinani. Tenativa e sulmuesit ishte qendrore.

56′ Zëvendësim te Laçi largohet Lushkja dhe Mazrekaj, në vend të tyre Zylfiu dhe Ademi.

53′ GOOOOOL TIRANA 1-0/ Zhbllokohet sfida, bardheblutë e Orges Shehit në avantazh. Pas një harkimi të Seferit nga e djathta, Roganoviç shkakton autogol duke shtyrë topin drejt rrjetës. 

46′ Starton pjesa e dytë, trajneri Shehi kryen menjëherë zëvendësim, largohet Toli i ndëshkuar me karton të verdhë, në vendin e tij Toshevski.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Toli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Mazrekajt.

40′ Tirana kërkon të avancojë përpara, në kërkim të golit të avantazhit, por e vendosur mirë mbrojta e Laçit që nuk lejon hapësira në prapavijë.

34′ Sa pranë golit Laçi, me Guindo, i cili merr një asist fantastik nga Mazrekaj, teksa provon me kokë brenda zonës, por nuk devijon siç duhet.

33′ Aksion mjaft i bukur për Laçin, Roganoviç shërben mjaft bukur brenda zonës për Zarubicën, i cili provon fluturimthi, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

30′ Dajsinani bën heroin, duke i mohuar një gol të sigurt, Ismajgecit. Vendimtare ndërhyrja e gardianit të Laçit. Goditje këndi për Tiranën.

22′ Kërcënon sërish Tirana me Seferin, që gjuan me të majtën nga jashtë zonës, topi shkon mbi portën e mbrojtur nga Dajsinani.

19′ Provon Laçi rrezikshëm me Deliun, që lëshon një predhë nga distanca, tentativa e mesfushorit shkon ngjitur me shtyllën e portës së mbrojtur nga Bekaj.

11′ Tirana kërkon 11-metërsh pas përplasjes së Dajsinanit me Seferin brenda zonës. Për gjyqtarin Shahini gjithçka e rregullt, teksa loja vijon normalisht. Ndëshkohet Seferi me karton të verdhë.

8′ Tirana më kërkuese në këto minuta, teksa Laçi mbrohet mirë, duke mos lejuar hapësira.

3′ Tirana gjen rrugën e rrjetës me Ngo, por më herët gjyqtari anësor kishte analizuar pozicion jashtë loje. Nuk vlen goli.

1′ Starton sfida në “Selman Stërmasi”, topin e parë nga qendra e luajnë bardhezinjtë e Laçit.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Najdovski, Ismajgeci, Behiratçe, Hoxhallari, Toli, Totre, Limaj, Xhixha, Seferi, Ngo. Trajner: Orges Shehi

LAÇI: Dajsinani, Velkoski, Ignjatoviç, Roganoviç, Veliaj, Shehu, Lushkja, Deliu, Mazrekaj, Zarubica, Guindo. Trajner: Dejan Vukiçeviç

GJYQTARË: K.Shahini (Durrës), D.Myftari (Tiranë), F.Lama (Durrës)

VAR: E.Hamiti (Lezhë), AVAR: R.Çokaj (Lezhë)

Statistikat dhe Pikantet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"