VIDEO/ Dhunë në Shijak, Korabi denoncon: Lojtarët tanë u goditën në sy të zyrtarëve të FSHF-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 21:21

VIDEO/ Dhunë në Shijak, Korabi denoncon: Lojtarët tanë u goditën në sy të zyrtarëve të FSHF-së

Korabi triumfoi ditën e sotme në transfertë ndaj Erzenit, me shifrat 1-2 në takimin e javës së shtatë në Kategorinë e Parë, por takimi nuk kaloi pa incidente.

dhune shijak erzeni korabi

Në një video të publikuar nga klubi dibran në “Facebook”, shihen lojtarët e stolit të Erzenit, që në një moment tensioni, futen në fushë dhe godasin lojtarët e Korabit. Dibranët denoncojnë publikisht dhunën e ushtruar, ndërkohë që shprehen se e gjitha kjo ndodhi në sy të vëzhguesit e delegatit të FSHF-së.

REAGIMI I KORABIT

Këto pamje të turpshme dhe anti sportive ndoshën sot në Shijak, portieri Vata, lojtarët Zuna, Teqja dhe Kacmoli i cili u ndëshkua me karton të kuq nga stoli kanë goditur lojtarët tonë në sy të vëzhguesit dhe delegatit të FSHF.

Denoncojmë publikisht dhunën e ushtruar dhe ju bëjmë thirrje institucioneve dhe medias sportive të reagojnë për të parandaluar veprime të tilla dhe të merren masat e nevojshme për të parandaluar situata të pakëndshme në të ardhmen!

Turp!

412

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"