VIDEO/ Barazim drithërues në derbi, Dinamo reziston me 10 lojtarë ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2021 | 0:03

VIDEO/ Barazim drithërues në derbi, Dinamo reziston me 10 lojtarë ndaj Partizanit

Është mbyllur në barazim 1-1, derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit i zhvilluar në “Elbasan Arena”. 

Partizani-Dinamo

Kapiteni Agim Ibraimi kaloi blutë e Bledi Shkëmbit në avantazh në minutën e 15-të, ndërkohë që Sofranak u ndëshkua me kartonin e kuq në fundin e pjesës së parë.

Partizani u hodh i gjithi në sulm në pjesën e dytë, teksa vendosi baraspeshën në minutën e 76-të me anë të Stenio Zhuniorit që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, rezultati mbeti i pandryshuar në minutat në vijim. Kjo përballje ishte e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore.

FT: DINAMO-PARTIZANI 1-1

Ibraimi 15′ / Stenio Zhunior 76′ (p)

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet në barazim derbi! 

90+4′ Zëvendësim i fundit te Dinamo, largohet Ibraimi në fushën e lojës Gavazaj.

90+2′ Goditje nga këndi për Partizanin, harkon Herald Marku, teksa Sota gjuan me kokë, por nuk koordinohet siç duhet brenda zonës.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Pas një harkimi nga këndi, Eni Imami provon me kokë, topi shkon drejt e në duart e Alban Hoxhës.

90′ Drithërima në portën e Partizanit, Dinamo “flirton” me golin e avantazhit, por tentativa e Abazajt. shkon në këndore. Blutë kërkojnë edhe penallti, por gjithçka e rregullt sipas gjyqtarit.

86′ Dy zëvendësime te Dinamo, largohen nga fusha Samake dhe Siljanovski në vend të tyre Haxhiu dhe Marin Abazaj.

80′ Filipoviç është i ndëshkuari i radhë me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Siljanovskit.

78′ Zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha Tedi Cara, vendin e tij e merr sulmuesi kroat Filipoviç. Gjithashtu largohet nga fusha edhe Shehi, për Herald Markun.

77′ Siljanovski ndëshkohet me karton të verdhë.

76′ GOOOOOL PARTIZANI 1-1/ Vendoset baraspesha, Stenio Zhunior tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e dërguar topin në trekëndësh. Ekzekutim perfekt. 

74′ Penallti për Partizanit, e fiton Tedi Cara pas duelit me Sidibe brenda zonës. Për gjyqtarin nuk kemi dyshimi, 11-metërsh për të kuqtë e Ilir Dajës. E konfirmon edhe VAR-i.

70′ Zëvendësim te Partizani, largohet Albion Marku në vend të tij Kardozo.

68′ E pabesueshme çfarë humbet Cara, nga shumë pranë vijë fatale. Nuk iu besojnë sytve të kuqtë.

67′ Predhë e Rrapaj nga distanca, Harizaj bën një tjetër pritje spektakolare duke devijuar topin në këndore.

66′ Zëvendësim te Dinamo, largohet Çinedu, vendin e tij e merr Edis Maliqi.

65′ Harizaj i bëhet “makth” Tedi Carës, portieri i Dinamos ndal sërish sulmuesin e Partizanit, pas tentativës me kokë të tij.

63′ Provon edhe Ergys Kaçe nga distanca, tentativa e tij shkon mbi kaudrat.

59′ Albion Marku është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë te Partizani, për ndërhyrje të gabuar ndaj Samake.

58′ Edhe pse me 10 lojtarë, Dinamo provon herë pas here të surprizojë, duke kërkuar golin e dytë, që do të sillte sigurinë.

55′ Sa shumë raste shënimi! Partizani provon me Albion Markun, por topi shkon jashtë kuadratit, ndërkohë më herët Cara pretendoi për penallti, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

53′ Ergys Kaçe ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Agim Ibraimit.

50′ Nisje spektakolare e Partizanit, në këtë pjesë të dytë. Të kuqtë hidhen në sulm në kërkim të golit të barazimit.

48′ Harizaj bën edhe njëherë shpëtimtarin, duke i thënë sërish “jo” Tedi Carës. Reagim mjaft i mirë i gardianit fierak.

46′ Starton pjesa e dytë, trajneri Shkëmbi kryen menjëherë zëvendësim, largohet nga fusha e lojës, Mihana, vendin e tij e zë Patrik Bardhi.

DEKLARATAT NË FUNDIN E PJESËS SË PARË: 

Emiliano Musta- Është e vërtetë shpesh ndëshkohemi nga gabimet tona. Pas golit kemi marrë veten, Dinamo ka gjuajtur vetëm një herë në portë, shpresojmë në pjesën e dytë të arrijmë të kthejmë. Kartoni i kuq për Sofranak? Kjo është në favorin tonë shpresojmë ta kthejmë sa më shpejtë’’.

Eni Imami- Kartoni i kuq për Sofranak? Sigurisht që është më e vështirë për skuadrën se për mua, do të marrim masa për të zëvendësuar Sofranak. Do të jetë e vështirë sepse na ngelen 45 minuta lojë.

Mbyllet pjesa e parë! 

bandicam 2021-10-01 20-38-53-857

45+4′ Dinamo mbetet me 10 lojtarë, Sofranak ndëshkohet me karton të kuq për ndërhyrje të gabuar ndaj Stenio Zhunior. Fillimisht gjyqtari Cjapi akordoi karton të verdhë, teksa pas verifikimit nga VAR-i u akordua karton i kuq për mbrojtësin e Dinamos.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

39′ Çinedu kërkon penallti pas duelit me Belicën, brenda zonës, por gjyqtari Cjapi nuk e vlerëson si të tillë.

36′ Mundësi tjetër e mirë për Partizanin, me Mustën që provon brenda zonës, topi shkon jashtë kuadratit.

35′ Partizani kërkon golin e barazimit nga ajri. Belica tenton me kokë, por pa gjetur koordinatat e duhura.

32′ Sofranac bën një ndërhyrje vendimtare, duke i larguar topin Esat Malës në momentin e fundit, këndore për Partizanin.

30′ Tjetër kërcënim në portën e Harizaj, pas një harkimi nga këndi i Kaçes, devijon me kokë Stenio Zhunior, por Belica nuk arrin ta devijojë drejt rrjetës.

25′ Portieri Harizaj bën heroin, i mohon golin e barazimit Tedi Carës, i cili provoi brenda zonës, por u ndal nga gardiani dinamovit.

24′ Agim Ibraimi lëshon një predhë nga distanca, por kësaj here ndalet nga gardiani Hoxha.

23′ Sërish rrezikshëm Dinamo me Samake, i cili fiton goditjen e parë nga këndi, pas devijimit të topit nga Belica.

20′ Partizani provon të organizuar duke u hedhur në sulm në kërkim të golit të avantazhit, por mbrohen mirë futbollistët e Dinamos.

15′ GOOOOOL DINAMO 1-0/ Zhbllokohet derbi, kapiteni Ibraimi kalon në avantazh blutë. Pas një asistit të Çinedut, mesfushori nuk fal përballë portierit Alban Hoxha. Festa është e gjitha e “nëndetesëses”.

15′ Zhunior shpërdoron një rast të artë. Sulmuesi brazilian nuk përfiton nga një gabim i Silianovskit.

12′ Tjetër aksion i rrezikshëm i Dinamos me Mihanën, por topi i kthyer nga talenti fierak brenda zonës shkon drejt e në duart e portierit të Partizanit.

7′ Pranë golit Dinamo me Sidibe, që provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën e Alban Hoxhës. Rasti më i rrezikshëm i sfidës deri tani.

6′ Partizani provon të japë sinjalin e parë, me Mustën që provon me kokë pas harkimit nga e djathta, por tentativa me kokë e mbrojtësit shkon jashtë.

5′ Start i qetë, loja është përqendruar kryesisht në mesfushë. Skuadrat studiojnë njëra-tjetrën.

1′ Ka startuar supersfida në “Elbasan Arena”. Dinamo luan topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

DINAMO: Harizaj, Imami, Sofranac, Siljanovski, Isaevski, Demiri, Samake, Sidibe, Ibraimi, Mihana, Çinedu. Trajner: Bledi Shkëmbi. (Në dispozicion: Simoni, Ed.Bakaj, Gavazaj, Skuka, Bardhi, Haxhiu, Abazaj, Daija, Maliqi, Berberi)

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Sota, Shehi, A.Marku, Musta, Rrapaj, Kaçe, Mala, Cara, Stenio Zhunior. Trajner: Ilir Daja. (Në dispozicion: Teqja, H.Marku, Kardozo, Filipoviç, Abubakar, Gueje, Damçevski, Murataj, Gligorov, Kote)

GJYQTARË: K.Cjapi, I.Tartaraj, O.Grabova (Fier)

VAR: Florjan Lata (Durrës), AVAR: Rejdi Avdo (Tiranë)

Protokolli i ndeshjes

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"