Sherri në stërvitjen e Kosovës, shikoni qëndrimin e trajnerit Shaland

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 21:49

Sherri në stërvitjen e Kosovës, shikoni qëndrimin e trajnerit Shaland

Një incident i pakëndshëm u regjistrua në stërvitjen e Kosovës në prag të ndeshjes ndaj Malit të Zi. Edon Zhegrova dhe Benjamin Kololli u përplasën për disa sekonda në stërvitje, teksa u desh ndërhyrja e zv.trajnerit Muharrem Sahiti dhe e futbollistëve të tjetër, që gjakrat të ftoheshin.

Sherri

Teksa Zhegrova dhe Kololli shtyheshin, trajneri Shaland, fillimisht ishte me shpinë dhe më pas qëndroi duke e parë nga larg incidentin e ndodhur mes futbollistëve të tij.

Shaland

Mbetet të shihet nëse trajneri zvicerian, i cili njihet si njeri i hekurt, nëse do të marrë masa për 2 futbollistët, apo kjo situatë do kalojë pa ndëshkime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"