Sëlltiku “ngre në këmbë” presidentin Meta, mesazh lojtarit të ekipit skocez: E bëre ditën time të bukur (REAGIMI)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 18:58

Sëlltiku “ngre në këmbë” presidentin Meta, mesazh lojtarit të ekipit skocez: E bëre ditën time të bukur (REAGIMI)

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i është gëzuar fitores bindëse të skuadrës së tij të zemrës Sëlltikut në kampionatin skocez. Kreu i Shtetit përshëndeti futbollistin Xheremi Frimpong për golin e parë të realizuar ndaj Hibernanit në fitoren e pastër 2-0.

Screenshot_1-2-770x433-2-905x395

Kënaqësinë e kësaj fitoreje Meta e shprehu në profilin e tij në “Twitter”.

Mesazhi i Metës pas fitores së Sëlltikut në kampionatin skocez:

“Faleminderit, Zheremi Frimpong. Ti e bëre ditën time të bukur! Shumë rrëzëllitëse! Përpara! Përpara!”

Meta njihet si tifoz besnik i gjigantëve të futbollit skocez. Ai nuk nguron asnjëherë të ndjekë Sëlltikun në çdo përballje të tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"