“BBC Sport” i dërgon SMS Edi Rejës për Brojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 20:33

“BBC Sport” i dërgon SMS Edi Rejës për Brojën

Nga EDUARD ZALOSHNJA
Faqja në internet e “BBC Sport” është më e lexuara ndër faqet sportive britanike. Figurat më të shquara të gazetarisë sportive dhe të sportit britanik shkruajnë për të. Dje kjo faqe i kishte kushtuar një artikull të gjatë special Armando Brojës, yllit të ri shqiptar që po shkëlqen me Sauthemptonin.

reja-9

Në të, Geri Rouz i “BBC Sport” bën një përshkrim të gjatë të jetës futbollistike të Brojës qysh nga fëmijëria e hershme deri më sot, gjë që ndodh rrallë në faqen e internetit të “BBC Sport”.

Në veçanti, në shkrim i kushtohet vëmendje krahasimit mes Brojës dhe Lukakut e Vernerit, të cilët janë dy qendërsulmuesit e Çelsit, të blerë me shuma stratosferike (Broja është futbollist i Çelsit, por që luan i huazuar te Sauthemptoni).

Në mënyrë pothuaj të drejtpërdrejtë, Geri Rouz sugjeron se Broja duhet të rikthehet te Çelsi e të luajë në formacion para këtyre dy yjeve të futbollit belg e gjerman.

Në fund të artikullit, Geri Rouz shpreh keqardhjen që Broja nuk luan për Anglinë (ku është lindur e rritur), por për Shqipërinë (ku prindërit i janë lindur e rritur). Në mënyrë pothuaj të drejtpërdrejtë, ai i sugjeron Edi Rejës që ta bëjë Brojën lojtar të padiskutueshëm formacioni…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"