Moshat U-19/ Tirana dhe Laçi me goleadë, Flamurtari me Teutën dominojnë grupin B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 15:52

Moshat U-19/ Tirana dhe Laçi me goleadë, Flamurtari me Teutën dominojnë grupin B

Tirana dhe Laçi kanë fituar takimet e tyre. Bardheblutë e kryqytetit kanë mposhtur me rezultatin 7-0 Ilirinë. Ndërkohë kurbinasit kanë fituar me rezultatin 8-3 ndaj Internacional Tiranës. Partizanit i kanë mjaftuar nga 1 gol për çdo pjesë për të mbyllur takimin me rezultatin 2-0 në favor të saj, kundër Portos. Shkëndija e Tiranës ka arritur të fitojë ndaj shkodranëve në transfertë me rezultatin 0-1. Akademia e futbollit ka mposhtur 3-1 Akademia AAS. Më poshtë rezultatet:

moshat u 19 a

Grupi B i Superiores së moshave ka nxjerrë menjëherë favoritët e saj. Teuta ka fituar me rezultatin 1-5 në Korçë. Po ashtu edhe vlonjatët kanë fituar në transfertë ndaj Tomorrit me rezultatin 1-4. Elbasani dhe Luftëtari kanë mbyllur në paqe takimin mes tyre. Ndërkohë Besa ka fituar në Kavajë nda Pogradecit me rezultat minimal. Më poshtë rezultatetet:

moshat u 19 b|

KLASIFIKIMET

klasifikimet
grb

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"