Plas në Kosovë, Presidenti i Federatës dënohet me 9 muaj burg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2019 | 14:05

Plas në Kosovë, Presidenti i Federatës dënohet me 9 muaj burg

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është dënuar me 9 muaj burgim efektiv, pasi është shpallur fajtor nga gjykata për veprën penale të detyrimit në tentativë, ndërsa është shpallur aktgjykim refuzues për ushtrim të ndikimit, shkak se kjo vepër penale është parashkruar. Aktakuza ndaj Ademit është ngritur me 14 janar 2014, në bashkëpunim të Prokurorisë Themelore të EULEX-it, me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

agimademiprofil-e1528965640900-780x439_1530884166-7107422

Sipas pretendimeve të prokurorit të EULEX-it, Marten Groothuizen dhe prokurorit Ilaz Beqiri në pikën e parë të aktakuzës, i pandehuri Ademi gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar viktimën Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMW X5”, e cila më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

agim ademi armand duka

Ndërkaq, në pikën e dytë të aktakuzës Ademi akuzohen për ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje. Sipas aktakuzës, ai  kishte kërkuar nga i dëmtuari Kadolli premtimin e përfitimit të pa drejtë, respektivisht shumën prej 30.000.00 euro apo veturën e tipit “BMW X5”, duke kërkuar në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e një personi zyrtar që në këtë rast është Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Sami Hamiti, që të ndryshoj statusin e një ngastre toke nga “zonë e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore””, raporton “Betimipërdrejtësi”.

PANORAMASPORT.AL