Kukësi bën detyrën në Lushnjë, golat e Gurit dhe Idrizit nderojnë verilindorët (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2018 | 15:35

Kukësi bën detyrën në Lushnjë, golat e Gurit dhe Idrizit nderojnë verilindorët (VIDEO)

Është mbyllur takimi midis Lushnjës dhe Kukësit. Siç pritej, Kukësi ka arritur të sigurojë trepikshin për të cilin kishte ardhur në këtë takim.

lushnja kukesi

Një ndeshje jo me shumë raste, dhe të tre golat u shënuan në një interval kohe prej 5 minutash, nga minuta e 41-të deri në të 46-tën.

Në fillim, Kukësi shënoi dy gola me Idrizin dhe Gurin, ndërsa Canka ngushtoi rezultatin në fundin e pjesës së parë. Më pas, rezultati ngeli i pandryshuar deri në fund.

lushnja kukesiiiii

LUSHNJA 1-2 KUKËSI (Canka 46’/ Idrizi 41′, Guri 43′)

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi në “Roza Haxhiu”, Lushnja 1-2 Kukësi.

Ndëshkohet edhe Çela në fundit e lojës me karton të kuq, për shkak të protestave.

91’ Karton i kuq për Maganin, pasi goditi me pëllëmbë lojtarin e Kukësit, Kale.

90’ Arbitri i katërt akordon tre minuta shtesë.

85’ Rast i mirë për Lushnjën për të shënuar, por asnjë nga lojtarët nuk arriti ta devijonte topin që vinte nga goditja e dënimit.

80’ Zëvendësimi i dytë për Kukësin. Largohet Shkodra dhe hyn Imami.

75’ Zëvendësimi për Lushnjën. Del Canka dhe hyn Përgjini.

74’ Sefa kishte mundësinë të godiste nga shumë afër zonës, por topi preku në një nga mbrojtësit e Kukësit.

66’ Pepa pretendon për një penallti në zonë e Kukësit, për një prekje me dorë të Rustem Hoxhës. 

62’ Karton i verdhë për kapitenin e lushnjarëve, Mikel Canka, pas një faulli të shkaktuar në mesfushë.

58’ Magani bie në tokë nga një dyluftim me Kale, por për arbitrin nuk ka faull. Kale gabon i vetëm përpara portierit Bejte.

54’ Përsëri probleme për Sidrit Gurin, që shqetëson ekipin. Por, rikthehet përsëri sulmuesi.

46′ Fillon pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Lushnja 1-2 Kukësi.

46’ Goooooool Vendasit shkurtojnë rezultatin. Shënon Canka për Lushnjën.

43’ Gooooooooooool Dy minuta dy gola. Guri shënon dhe të dytin për Kukësin.

41’ Goooooooooool Gafë e mbrojtjes lushnjare, Idrizi kalon në avantazh Kukësin.

37′ Çfarë gjuajtje e Musollit nga jashtë zone, por vetëm shtyllë. Sa pranë golit Kukësi!

29’ Moment i rrezikshëm në portën e Lushnjës, krosimi nga goditja e dënimit nuk devijohet me kokë në zonën e Bejtes as nga Guri dhe as nga Shameti.

28’ Canka ngelet i dëmtuar nga një goditje me bërryl e Kale, por për fat pa dëmtime serioze

21’ Tentativa e parë e rrezikshme për Lushnjën. Godet dy herë brenda zonës Pepa, por topi devijohet të dyja herët nga mbrojtja e Kukësit.

19’ Probleme për sulmuesin kryesor të Kukësit pas një faulli në mesfushë, por rikthehet në fushë pak sekonda më vonë ai.

17’ Rrumbullaku tenton të suprizojë Bejten me një goditje nga jashtë zonës, por vetëm rrjetë e jashtme.

15’ Kale me një kthesë të bukur në zonën e Lushnjës, por topi shkon në kuadratin e portës.

7’ Shkodra provon një goditje dënimi nga shumë afër zonës. Goditje e bukur e tij, por pret portieri Bejte.

5’ Ethemi provon për herë të parë të kërcënojë portën e Lushnjës, por goditja e tij shkon jashtë.

1′ Nis takimi në “Roza Haxhiu”.

FORMACIONET ZYRTARE

LUSHNJA/ Bejte, Ruci, Bufazi, Bufasi, Prenci,Magani, Papa, Alushi, Meto, Pepa, Sefa, Canka. Trajner: Dritan Çuko

KUKËSI/ Koliçi, Hoxha, Shameti, Idrizi, Rrumbullaku, Dzaria, Musolli, Ethemi, Kale, Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pakult

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"