Flamurtari turpërohet në debutimin në Korfuz, pëson 4 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2016 | 9:47

Flamurtari turpërohet në debutimin në Korfuz, pëson 4 gola

Flamurtari turpërohet në Greqi. Debutimi i kuqezinjve të Gugash Maganit nuk ka nisur siç duhet, pasi u thyen me shifrat e thella 4- 0 nga Kërkyra. Ndeshja, e cila u luajt në temperatura tejet të larta dhe nën praninë e 500 tifozëve, i ka shërbyer trajnerit të vlonjatëve për të krijuar një ide më të qartë për prurjet e reja dhe ata që janë në provë.

13726791_1129613447114176_6174262541264420011_n

Ndeshja

Miqësorja ka startuar në orën 19:00 dhe qysh në minutat e para, trajneri hodhi në fushë lojtarët me gjendjen më të mirë fizike. Portieri Halilaj ka qenë titullar, ndërsa në mbrojtje u rreshtuan Peqini, Markiç, Marku dhe Hoxhaj. Dushku, Telushi, Shkodra, Radoviç në mesfushë, ndërsa sulmi iu besua Danilo Alveshit dhe Tomislav Bushiçit.

Grekët do të kalonin në avantazh qysh në minutën e 7-të të ndeshjes. Pjesa e parë do të përfundonte 1-0 për ekipin e Korfuzit. Këta të fundit u shfaqën superiorë në fushën e tyre, madje në disa episode kanë kërcënuar portën e mbrojtur nga Halili. I pari moment kur kuqezinjtë rrezikuan ishte në të 24-ën me anë të “predhës” së Telushit, megjithatë portieri grek i tha “jo” golit. Kërkyra gjen rrjetën në 38-ën sërish, por gjyqtari e anuloi për shkak të një faulli.

13769355_1129613853780802_7099819336798694339_n

Ky fraksion mbyllet pa surpriza, ndërkohë i dyti nis me ndryshime të shumta në formacion. Gugash Magani nxjerr nga fusha Halilin, Markiçin,Dushkun, Radoniçin dhe Bushiçin, vendin e të cilëve e zënë Sali, Shehaj, Idrizaj, Kuqi dhe serbi i afruar vetëm dje Ignjatoviç. Në këtë fraksion ekipi e nis mirë, megjithatë nuk shmang pësimin e 3 golave në 10 minutat e fundit konkretisht.

Goli i dytë erdhi në të 74-ën, Georgiu ka bërë gjithçka mirë, duke e marrë topin që prej mesfush- ës. Një gol mahnitës ky që, në fakt, erdhi edhe prej gabimit të portieri Sali. Dy të tjerët erdhën në minutat 87 dhe 90 prej Georgakopoulos dhe Zorbas. Kjo ndeshje, përtej rezultatit, i ka shërbyer tejmase trajnerit, i cili pritet të vendosë se cilët do të jenë lojtarët që kalojnë “klasën” dhe kush jo.

Ermal Sika

13769556_1129614683780719_5976651008428724552_n

Kërkyra-Flamurtari 4-0

GOLAT: Turam 7′, Georgiu 75′, Georgakopoulos 87′, Zorbas 90

FLAMURTARI: Halili, Peqini, Markiç, Marku, Hoxhaj, Dushku, Telushi, Shkodra, Radoviç, Alvesh, Bushiç; Dolën: Halili, Markiç, Dushku, Radoniçi, Bushiçi.

U aktivizuan: Sali, Shehaj, Idrizaj, Kuqi, Ignjatoviç.

Trajner: Gugash Magani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"