Eliminimi i Spanjës, shfryn Shpëtim Gjika: Ku do shkonin ata me një portier që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2018 | 23:00

Eliminimi i Spanjës, shfryn Shpëtim Gjika: Ku do shkonin ata me një portier që…

Ish-presidenti i Flamurtarit, Shpetim Gjika ka reaguar pas eliminimit të Spanjës nga Botërori. Vlonjati e quan këtë eliminim si një nga verdiktet më të drejta të Kupës së Botës.

shpetim-gjika-stadium

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Gjika ka deklaruar se një ndër shkaqet e dështimit të Spanjës ishte dhe portieri De Gea, i cili në 7 goditje në portë pësoi 6 gola. Ndërsa tregon se trajneri rus, i cili ka qenë vetë portier, i përgatiti me detaje penalltitë.

POSTIMI I SHPËTIM GJIKËS: 

Një nga verdiktet më të drejta të ketij Kampionati Botëror, ishte eleminimi i Spanjës!
Nuk e kuptova cfarë kërkonin spanjollët me atë lojë?!
Të shkonin te penalltitë, kundër Rusisë, e cila e dëshironte vetë këtë skenar?!
Harruan spanjollët që janë mesdhetarë, dhe si temperament intimidohen shpejt!
Harruan spanjollët, që këtë vit, kanë një portier,i cili nga 7 goditje në portë, ka pësuar 6 gola!
Harruan spanjollët, që trajneri rus ka qenë portier,dhe sigurisht që do ti përgatiste me detaje egzekutimin dhe pritjen e tyre!
Prandaj them që ishte verdikt i drejtë kalimi për më tej i Rusisë, pasi spanjollët i shpenzuan kot 120 minuta, dhe shkuan plot vetëdije drejt një dështimi të paralajmëruar, tek penalltitë!
Iku Spanja!
Gati, kush e ka radhën nga “të mëdhajat”për tu eleminuar!
Thash gjë Brazili unë

gjika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"