EKSKLUZIVE/ Trajneri i Besës jep dorëheqjen pas humbjes, zbulohet kush do të ulet në stolin kavajas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2021 | 13:55

EKSKLUZIVE/ Trajneri i Besës jep dorëheqjen pas humbjes, zbulohet kush do të ulet në stolin kavajas

Humbja 5-1 ndaj Burrelit ka rezultuar fatale për trajnerin e Besës Ndriçim Kashami. “Panorama Sport” mëson se tekniku 51-vjeçar, nuk e ka kapërdirë dot disfatën në javën e katërt të Kategorisë së Parë, duke dhënë dorëheqjen.

kashami

Ma largimin e tij, drejtimin e skuadrës kavajase pritet ta marrë, një emër i njohur, si Dorjan Bubeqi. Në ditët në vijim kjo marrëveshje paraprake pritet të bëhet zyrtare.

Vlen të theksohet fakti se në 4 javët e para, Besa ka arritur të sigurojë vetëm 5 pikë, duke u renditur përkohësisht në vendin e 9-të. Për sa i përket 42-vjeçarit Dorjan Bubeqi, bëhet fjalë për një rikthim në shtëpi, pas kavajasi ka drejtuar edhe në të kaluarën Besën, ndërkohë që gjithashtu ka qenë trajner edhe i Erzenit dhe Korabit.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"