Dhuna në Berat, drejtori i akademisë Apolonia jep alarmin: Ndeshjet e moshave po kthehen në arenë boksi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 19:14

Dhuna në Berat, drejtori i akademisë Apolonia jep alarmin: Ndeshjet e moshave po kthehen në arenë boksi

Ndeshja e javës së tretë të Kategorisë së Parë për U-17 mes Tomorit dhe Apolonisë, është ndërprerë për shkak të dhunës që tifozët beratas kanë ushtruar në fushë, në momentin kur fierakët kanë shënuar golin e tretë dhe të avantazhit. Reagimi që ka precipituar në dhunë, ka ardhur nga lojtarë të Tomorit dhe prindër të tyre, fillimisht ndaj gjyqtarëve, por pastaj nuk janë kursyer as futbollistë e as drejtues të Apolonisë.

16195655_10202695866555694_2103000411518827102_n

Reagimi i klubit – Lidhur me precedentin e kësaj ndeshjeje, ka ardhur edhe reagimi i drejtorit teknik të akademisë fierake, Bledar Borova, në faqen zyrtare të klubit, ku deklarohet: “Në emër të klubit ‘Apolonia’ dhe të pozicionit tim si drejtor teknik i Akademisë së këtij klubi, dënojmë dhunën e ushtruar nga persona që vetëm prindër e as tifozë nuk mund të quhen. Ndeshjet e moshave duhet të jenë sfida ku tregohet cilësia dhe edukimi i tyre profesional dhe jo ‘arenë boksi’. Gjejmë rastin të falënderojmë shefin e klubit ‘Tomori’ dhe trajnerin e saj, Agalliu e Droboniku, për mbështetjen dhe mbrojtjen që situata të mos degradonte më tej”.

10402515_4415660607543_9020944522037613590_n

Ndërkohë, i kontaktuar nga gazeta, Borova, bën dhe një rezyme të projektit të akademisë fierake për këtë sezon: “Kemi startuar një projekt të qartë në gusht të këtij viti, ku, në bashkëpunim me stafet tona teknike, kemi selektuar lojtarët dhe krijuam ekipet zinxhirë që nga U-7 e gjer në U-19. Po bëhet një punë serioze për të mundësuar hallkën ndërlidhëse për çdo grupmoshë dhe për të hedhur baza të shëndosha e themele të qëndrueshme për Apoloninë e parë, për furnizimin në vazhdimësi me produkt vendës.

1912481_4726589580573_384784735686241268_n

Vetë situata dhe ecuria e gjertanishme e të rinjve dhe paratërinjve tanë, dëshmon më së miri se jemi në rrugë të mbarë dhe trajneri Miho ka dhe do të ketë akoma më shumë elementë për të përzgjedhur për skuadrën e parë”, deklaron drejtori teknik i akademisë fierake, Bledar Borova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"