Bebeto: Jam i surprizuar nga futbolli shqiptar, ja plani i bashkëpunimit me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2017 | 12:58

Bebeto: Jam i surprizuar nga futbolli shqiptar, ja plani i bashkëpunimit me Partizanin

Pas Luçino Moxhit dhe Mark Iulianos, Partizani ka zyrtarizuar sot si pjesë të klubit një tjetër emër të madh të futbollit botëror. Bëhet fjalë për brazilianin Bebeto, i cili ka fituar Kupën e Botës me kombëtaren e tij.

Bebeto

53-vjeçari do të mbajë postin e këshilltarit të presidentit Demi. Ai gjithashtu do të jetë përfaqësues i të kuqve për Amerikën Latine. Rol i ngjashëm me atë të Luçiano Moxhit në Europë.

Gjatë konferencës për shtyp të organizuar në ambientet e klubit braziliani premtoi se do të afrojë lojtarë cilësorë te kryeqytetasit dhe është mjaft i kënaqur nga organizimi dhe puna që po bëhet.

Gaz Demi

 

GAZMEND DEMI

Prezantimi i brazilianit nga presidenti 

“Përveç futbollit Bebeto është një nga politikanët e rëndësishëm në Brazil. Midis nesh ka një miqësi dhe kemi një bashkëpunim pune që mendoj se do të jetë shumë serioz, qoftë për ekipin e parë apo edhe për akademinë.

Është një eksperiencë e re, pasi në të kaluarën nuk kemi pasur lidhje me Amerikën Latine. Shpresoj që nëpërmjet miqësisë tonë të bëhet një bashkëpunim serioz në të ardhmen. Qe tani zotëria na ka sjellë një lojtar që për pak kohë do e shikoni në fushë.

Për disa arsye teknike nuk do jetë ndoshta në ditët e para. Mendoj që është një talent. Do jetë diçka serioze, jo si menaxherët e tjerë që flasin shumë dhe bëjnë pak.”

Bebeto Partizani

 

BEBETO

Bashkëpunimi me Partizani dhe plani për akademinë

“Mirdita të gjithëve. Është kënaqësi që jam sot me ju. Presidenti është një miku im. Unë këtu do jem një këshilltar i presidentit Demi. Është një zotëri që ka një horizont të madh për futbollin. Biseduam shumë për gjithçka për sa i përket futbollit, me qenë se ai erdhi në Brazil, unë duhet t’ia ktheja këtë vizitë.

Presidenti mendon shumë për të ardhmen e Partizanit. Ashtu sikurse kam folur kur isha futbollist me Deportivon, që ne na mungonte akademia dhe ia sugjeroja vazhdimisht presidentit të Deportivos. Duke dëgjuar presidentit Demi që do bëjë një gjë kaq madhore them se do jetë shumë gjë pozitive për të ardhmen e Partizanin.

Bebeto dhe Dalipi

Nuk është e rëndësishme të bësh një skuadër për momentin në qoftë se nuk ke një bazë për të ardhmen. Edhe te Flamengo në të cilën bëra histori shumë të pasur në karrierën time, i sugjerova presidentit të njëjtën gjë, duke qënë se ky klub ka 38 milionë tifoza në të gjithë Brazilin. Tani ka ndryshuar gjithçka. Akademia e Flamengos është bërë shumë e madhe falë akademisë që është ndërtuar.

Kam folur me presidentin Demi dhe më pëlqen se çfarë mendon ai për të ardhmen e Partizanit duke ndërtuar këtë akademi. Nuk është e rëndësishme të fitosh një kampionat, por të krijosh një të ardhme dhe të kesh një akademi dhe të fitosh shumë kampionate në vazhdim. Kam shumë besim që Partizani do të shkojë përpara.

Do të jem gjithmonë në ndihmë të presidentit Demi. Është kënaqësi për mua dhe jam i surprizuar nga Shqipëria më pëlqeu shumë. Do të kthehem shpesh këtu.”

A do të jetë Bebeto “bomberi” i Kategorisë Superiore…

“Si futbollist që kam qënë me mentalitet fituesi, ashtu edhe kur i hyj biznesit hyj gjithmonë për të fituar, nuk dua të zhgënjej asnjëherë. Eksperienca time duke fituar tre Kupa Bote, shpresoj t’ia transmetoj edhe presidentin Demi. Mendoj se do të jetë e rëndësishme për të. Jam një mik, një këshilltar që do ta ndihmoj në të ardhmen.”

Bebeto dhe Demi

Emrat në merkato dhe premtimi për bashkëpunim të suksesshëm

Gjithcka që kam bërë e kam bërë me shumë pasion, dedikim dhe punë. Jam në vëzhgim e sipër për të sjellë atë që i nevojitet më shumë Partizanit. Në këto moment kam sjell një lojtar brazilian Uarles, e kam bërë një hap.

Është lojtarë me cilësi të mira. Për momentin nuk është në kontingjentin fizik më të mirë. Me kalimin e kohës do ta shikoni çfarë lojtari është. Dje ka folur edhe me trajneri Iuliano edhe me mua. Kemi pasur një bisedë ndërmjet nesh dhe kemi folur për të përmirësuar gjendjen fizike.

Konferenca

I sugjerova trajnerit që të më thotë rolet që i nevojiten që unë t’i sjell lojtarë që të bëjnë diferencën në kampionatin tonë. U surpizova shumë nga presidenti kur ia kërkova këtë gjë, sepse ai më tha t’i nuk ke punë me mua, por ke punë direkt me trajnerin Iuliano dhe stadin teknik.

Mu duk shumë e çuditëshe se zakonisht presidentët jashtë ndërhyjnë shumë në aspektin teknik. Presidenti i ka dhënë dorë të lirë dhe besim stafit. Në Brazil shumica e presidentëve bëjnë teknikun. Ai ishte shumë i qartë dhe më bëri përshtypje kjo gjë. Jam gati që të ndihmoj Partizanin.

Njohuritë për futbollin shqiptar para se të vinte te Partizani

“Nuk kam pasur njohuri fare. Jam i surprizuar nga futbolli në Shqipëri. Ndoqa dhe Kombëtaren shqiptare dhe u surprizova nga mënyra se si u interpretua loja në fushë.

Sa e njihte Partizanin

“Nuk e njihja, por pas takimit me presidentin, tani di gjithçka për Partizanin. Njoh Iulianon, i cili ka luajtur në nivele shumë të larta në Itali.”

Përfshirja në organizimin e  Kupës së Botës

“Mora pjesë dikur, tani në të ardhme e kam pak të vështirë të flas për këtë. Mos ma kërkoni për momentin. Është një gjë tjetër, kur je lojtar dhe kur je drejtues. Më mirë futbollist se sa të merresh me organizimin e një diçkaje të tillë.

Bebeto dhe Demi ne konferenca

Ajo që unë insistoja me Ronaldon ishte perfeksioni i fushave. Te ishin pas asnjë lloj defekti që dhe futbolli të ishte cilësore. Shumë menduan që Brazili nuk do i kishte kushtet, por ja arritëm në kohë rekord. Jam i kënaqur.”

Bashkëpunimi me Moxhin

“Gjithmonë kam besuar te puna dhe bashkëpunimi serioz. Në qoftë se ka diçka të tillë edhe puna do eci. Të sjellim lojtarë të mirë, por e rëndësishme është të ketë bashkëpunim me stafin teknik.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"