Balaj titullar? Panuçi bën gati 11-shen ndaj Norvegjisë në një ndeshje brenda grupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2018 | 16:13

Balaj titullar? Panuçi bën gati 11-shen ndaj Norvegjisë në një ndeshje brenda grupit

Kombëtarja e Shqipërisë po zhvillon seancën e radhës, në kuadër për përgatitjeve për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, më 26 mars. Trajnerin Panuçi ka ndarë skuadrën mes vetes, duke zhvilluar një miqësore brenda grupit.

kombetarja

Me jelek të gjelbërt, janë edhe 11 futbollistët që mendohet të jenë edhe titullarë ditën e hënë. Një test paraprak, që trajneri Panuçi po zhvillon, për të qartësuar idetë me 11-shen titullarë. Ky është edhe formacioni që po provohet ditën e sotme.

Formacioni i Shqipërisë: Strakosha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Lenjani, Ramadani, Qaka, Xhaka, Grezda, Roshi, Balaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"