Skënderbeu kërkon 1 milion euro, dy klube europiane në ndjekje të Liridon Latifit

Jun 22, 2017 | 17:31
SHPËRNDAJE

Liridon Latifi është emri më i lakuar i kësaj merkatoje vere te Skënderbeu. Talenti kosovar kërkohet nga disa klube në Europë, në një kohë që korçarët synojnë të përfitojnë një shumë të konsiderueshme nga ai, ashtu siç ndodhi me Peter Olainkën dhe Bernard Berishën.

Latifi Kombetarja stervitje 1

 Aktualisht, Latifi është me skuadrën në Slloveni ku po zhvillon fazën përgatitore dhe pritet që të qëndrojë me Skënderbeun të paktën në dy turet eliminatore të Ligës së Europës. Për momentin, dy janë pistat aktive për transferimin e Latifit në Europë, Rostov në Rusi dhe Osijek në Kroaci.

Latifi vs Hallaci

ROSTOV

Skënderbeu është zyrtarisht në negociata me klubin korçar për transferimin e Latifit. Palët ishin në prag të zyrtarizimit të marrëveshjes disa javë më parë, por gjithçka u prish në momentet e fundit. Drejtori teknik dhe trajneri u larguan nga klubi rus dhe marrëveshja mbeti pezull.

Rostov

Skënderbeu mësohet se do të përfitonte rreth 1 milion euro nga ky operacion. Tashmë, duhet që Latifi t’i pëlqejë trajnerit të ri dhe më pas të vendoset nëse do të firmosë ose jo.

OSIJEK

Klubi kroat e kërkon me ngulm mesfushorin kosovar. Klubi ku së fundmi është transferuar edhe Eros Grezda, e pëlqen shumë Latifin. Por, do t’i duhet të bëjë një sforco jo të pakët financiare për të siguruar shërbimet e kosovarit.

grezda

Mësohet se Skënderbeu kërkon minimalisht 800 mijë euro që të lëshojë futbollistin. Për momentin, palët janë duke negociuar dhe do të shihet në ditët në vazhdim se çfarë do të vendoset për Latifin.

Sipas të gjitha gjasave, lojtari do të shitet jashtë në këtë merkato vere, në një kohë që Skënderbeu synon ta ketë minimalisht edhe në turin e dytë të Ligës së Europës, pasi në të parin ndaj amatorëve të Sant Julian nuk pritet të ketë surpriza. Latifi është lojtari që ka shkëlqyer te skuadra korçare gjatë kampionatit të fundit.

Besar Bozgo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura