Sekretari i PD i përgjigjet Ballës: Nuk e emëron dot opozitën. Është afër koha kur Rama dhe banda e tij do të…

Jun 21, 2019 | 12:26

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se më “30 qershor Luli do të ketë ikur”.

Bardhi shkruan në facebook, se Balla nuk e emëron dot opozitën, ndërsa shton se Rama të dali para drejtësisë.

Gazment-Bardhi

“Taulant, zgjohu nga gjumi! Mjaft enderrove per nje Shqiperi si te Enverit. Ti mund te emerosh shefa policie te lidhur me krimin, shefa te korruptuar tatimesh e doganash qe vjedhin shqiptaret per xhepin e rilindjes, por nuk ke per te emeruar dot opoziten!

Nderkohe, ka ardhur dita qe Edi yt dhe gjithe banda e tij, te dale para drejtesise per krimet ndaj shqiptareve. Jeta e tij e trete eshte afer! Ne rastin me te mire, do te behet rrobaqepes tek 313”, shkruan Bardhi.

© Panorama.al

Te lidhura