“Sali Berisha dhe kjo parti nuk mund të mposhten”- Boçi pas vendimit të GJKKO-së për ish-kryeministrin: PD i thotë Edi Ramës se me këto akte vetëm sa afron fundin tënd

Dec 30, 2023 | 15:20
SHPËRNDAJE

Pas vendimit të GJKKO-s për ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp ka dalë nën-kryetari i Partisë Demokrarike, Luçiano Boçi, i cili ndër të tjera se Edi Rama  dhe mercenarët e tij vendosën pa asnjë provë , fakt apo dokumenta, por të bazuar në fund e krye në falsitet.

754c0b99-2ada-4a7b-8504-3f57a817cce2-1024x575

“Sot Edi Rama, bastardi direkt i xhelatëve KristaqRama dhe Spiro Koleka i shërbyer nga ish-xhelati, oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës ArbenKraja, prokurorja Millonaj e denoncuar dhjetëra herëpër lidhjet me krimin dhe dhunimin e të drejtave të njeriut, së bashku me gjykatësen Gjoka të shkarkuar si e papërshtatshme nga detyra me 2 shkurt 1996, vendosen pa asnjë provë, fakt apo dokument por të bazuar fund e krye në falsitet masa kufizuese tipike për narkodiktaturat” tha ai fillimisht.

Boçi shtoi se Rama mendon se me këto masa mafioze staliniste, do të realizojë ëndrrën e tij për të mos pasur opozitë, por sipas tij kryeministri me këto akte vetëm sa afron fundin  e tij të merituar.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Sot Edi Rama, bastardi direkt i xhelatëve KristaqRama dhe Spiro Koleka i shërbyer nga ish-xhelati, oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës ArbenKraja, prokurorja Millonaj e denoncuar dhjetëra herëpër lidhjet me krimin dhe dhunimin e të drejtave të njeriut, së bashku me gjykatësen Gjoka të shkarkuar si e papërshtatshme nga detyra me 2 shkurt 1996, vendosen pa asnjë provë, fakt apo dokument por të bazuar fund e krye në falsitet masa kufizuese tipike për narkodiktaturat.

Kështu sot Edi Rama në një akt urrejtje tëpapërmbajtur politike, urdhëroi mercenarët e vetë nëprokurori dhe gjykatë Arben Kraja, ish-xhelat, oficeri i policisë sekrete i regjimit komunist dhe Enkeleda Millonaj, prokurorja e SPAK me lidhje tëngushta me krimin, dhe gjykatësen Gjoka, e shkarkuar nga detyra nga Sali Berisha në vitin 1996, që të vendosin kryetarin e PD-së Sali Berisha nëarrest shtëpie, me mbikëqyrje policore dhe ndalim tëplotë komunikimi. Me këto akte Edi Rama dhemercenarët e tij dhunojnë, Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe rëndisin Shqiperinë, vend anëtar të NATO-s krahas diktaturave si ajo e Rusisë, Bjellorusisë, Ugandës, Venezuelës, etj.

Me këto masa mafioze dhe staliniste, kreu inarkoshtetit shqiptar, Edi Rama mendon se do realizojë ëndrrën makabre, të një Shqipërie pa opozitë, të parardhësve të tij, babait të tij biologjik xhelat që urdhëronte varjen në litar në gusht të vitit 1988 të poetit Havzi Nela dhe dajës famëzi, Spiro Koleka që kërkonte të fuste tanket kundër studentëve që në vitin ‘90.

Me këto masa që shpalli sot Edi Rama ndaj Sali Berishës, që tejkalojnë në rrafshin e komunikimit dhe ato që Putini ka vendosur ndaj Navalnit, ai dhe mercenarët e tij dëshmojnë se ata i ka kapur tmerri nga humbja e kontrollit mbi opozitën dhe motoja e saj: O sot, o kurrë, në betejë pa kthim për përmbysjen e narkoregjimit të parë dhe të vetëm nëEuropë.

Partia Demokratike denoncon me ashpërsinë më të madhe këto akte antikushtetueee të Edi Ramës dhedeklaron se me asnjë masë, me asnjë vendim Sali Berisha dhe kjo parti nuk mund të mposhten, por do vazhdojnë betejën e tyre pa kthim, kundër diktaturës së Edi Ramës që ka shndërruar aleancën me krimin në forcën kryesore shtypëse dhe vendimarrëse nëShqipëri.

Partia Demokratike i thotë Edi Ramës se me këtoakte vetëm sa afron fundin tënd të merituar. Ajo kadenoncuar dhe do denoncojë të gjitha vjedhjetmonstruoze që iu bëni shqiptarëve me qeverinëorganizatë kriminale tuaj si organizatat kriminale, por edhe familjen tënde të ngushtë mafioze,bashkëpunimin tënd si grup i strukturuar kriminalme Pëllumb Gjokat, Hysët e Sinaloas së Meksikës, apo Mc Gonigalin, Nezën dhe Duçkën tënd. PartiaDemokratike nuk do të falë kurrë rrëmbimin e votëssë lirë të shqiptarëve, mohimin e të drejtavekushtetuese të opozitës dhe vendosjen në arrest tëliderit të saj, Sali Berisha. Partia Demokratike iu bënthirrje antarëve dhe mbështetësve të saj, por edhembarë shqiptarëve të vazhdojmë: O sot, o kurrëbetejën tonë pa kthim për rivendosjen e pluralizmitpolitik dhe ndëshkimin e merituar të Edi Ramës, armikut më të egër të qenies, identitetit, dinjitetit dhelirive të shqiptarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura