Rama, arkitekti i ndërtimit dhe prishjes së “Prestige Resort”/ Vizita e 6 viteve më parë. Dha idetë për pishinat dhe pistën! Ndryshoi edhe ngjyrën e godinës

Sep 5, 2022 | 11:24
SHPËRNDAJE

VALENTINA MADANI/ Zhurma e matrapikut zgjoi për të tretën ditë qindra turistë, të cilët po pushojnë në ambientet e “Presige Resort”.

Pishina-vip-skica-firma-edi-rama

Ata u gjendën sërish mes dhjetëra policëve dhe zhurmës së fadromave, të cilët edhe gjatë ditës së djeshme vijuan ndërhyrjen e paligjshme në resort. Pavarësisht se ishte ditë e diel, ditë pushimi, aksioni i paligjshëm i IKMT vazhdoi duke shqetësuar në këtë mënyrë gjatë gjithë ditës pushuesit.

Pas prishjes së dy pishinave të këtij resorti, fadromat mësynë pistën e kompleksit, një zonë pedonale për pushuesit, që sipas inxhinierëve të “Prestige Resort” është ngritur për të penguar erozionin, në një zonë bregdetare, ku deti vazhdimisht ka hyrë në pjesën e rërës. Disa nga pushuesit ishin duke ngrënë mëngjesin me pamjen nga deti kur papritur përballë tyre janë shfaqur fadromat ndonëse në një ditë të diel, e cila duhet të ishte pushim zyrtar.

Pjesa ballore e resortit ka nisur të shembet, ndërkohë që sipas ekspertëve është ndërtuar për të mbrojtur atë për shkak të erozionit, ndërkohë që pista përballë saj e konsideruar si një nga më të bukurat e bregdetit shqiptar ka shërbyer për zhvillimin e eventeve të ndryshme. Aksioni i paligjshëm ndaj “Prestige Resort” ka shkaktuar frikë dhe panik te turistët vendas dhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur hotelin në Golem për të kaluar pushimet e tyre. Ndonëse fadromat kanë ndërhyrë që në orët e para të mëngjesit, pushuesit zgjodhën të mos largohen.

IDEIMI

Edi Rama është njëherësh artitekti i ndërtimit dhe prishjes i Prestige Resort. Gjatë kohës që “Prestige Resort” ndërtohej, kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet duke parë nga afër punën që po bëhej dhe madje ka ndryshuar dhe ngjyrën me të cilën po lyhej resorti. Rama jo vetëm skicoi ishullin në pishinë, jo vetëm dha idetë për pistën e resortit, por edhe ndryshoi ngjyrën e tij.

Një vizitë e zhvilluar më 7 prill 2016 do të ishte surprizë për punonjësit që ende po punonin për të sjellë në jetë një krijesë në bregdetin e Adriatikut, ndër më të preferuarat nga turistët e huaj dhe vendas. Rama ishte ai që iu tha punëtorëve të përdornin një tjetër ngjyrë për lyerjen e tij. Kryeministri e ka ndjekur hap pas hapi ngritjen e këtij resorti, në të gjitha etapat e tij, ka qëndruar disa herë dhe madje strehoi aty të prekurit nga tërmeti dhe nga shtetasit afganë, por sërish nuk pa asnjë paligjshmëri deri më 1 shtator, kur fadromat dhe Policia u dërguan për të prishur dy pishinat e resortit dhe dje pistën para tij. Rama është i shoqëruar nga punonjësit, të cilët kanë dëshmuar se vetë ai ka dhënë ide për ndërtimin e kësaj piste që kishte si funksion, ndaljen e erozionit dhe për t’iu ofruar pushuesve një lloj qetësie para hotelit.

Vetë Rama tregohej i dashur dhe i afërt, duke arritur deri aty sa nën pishat e “Prestige Resort” skiconte me dorën e tij modelin e pishinave apo jepte ide për ngjyrën e hotelit. Firma e Kryeministrit Edi Rama nuk është vetëm te projekti i “Prestige Resort” që prej tri ditësh tashmë sheh fadromat në oborrin e tij. Një vizatim i firmosur madje është lënë nga ai për pronarin edhe për ishullin në pishinën e shkatërruar tashmë, e cila është ndërtuar që në vitin 1996.

Janë ende të freskëta pamjet e vizatimit të kryeministrit të asaj që e ka quajtur “pema e jetës” që do të implementohej më pas nga projekti, si u ndërtua dhe çfarë ka mbetur pas aksionit të IKMT-së që në kundërshtim me ligjin dhe duke mos njohur asnjë dokument, prej tri ditësh vijon shembjet. Ç’i ndodhi njeriut që u përfshi personalisht në ndërtimin e resortit, të sjellë fadromat dhe matrapikët, kur më parë kishte vendim për nxjerrjet nga godina të “News 24” apo tatimet në bizneset e “Hysenbelliu Group”?!

Pema e jetes-Edi Rama Firma Pema e jetes Edi rama pishina vip Prestige-resort-shembja-ikmt-urdhri-rama-pista-media-pishinat-turizmi (6) Prestige-resort-shembja-ikmt-urdhri-rama-pista-media-pishinat-turizmi (7) Prestige-resort-shembja-ikmt-urdhri-rama-pista-media-pishinat-turizmi (9) Prestige-resort-shembja-ikmt-urdhri-rama-pista-media-pishinat-turizmi (10) Prestige-resort-shembja-ikmt-urdhri-rama-pista-media-pishinat-turizmi (11) Prestige-resort-shembja-ikmt-urdhri-rama-pista-media-pishinat-turizmi (12)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura