Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se aksioni opozitar do të vazhdojë, pavarësisht vendimit që do të merret nga Kuvendi për heqjen e imunitetit, kërkesa e cila u dërgua një ditë më parë nga SPAK.
Sali Berisha u shpreh se ende nuk e ka vendosur nëse do të paraqitet në Këshillin e Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së tij.
Berisha theksoi se këto janë procedura të diktuara nga kryeministri Rama, ndërsa u shpreh se qëllimi është goditja e opozitës dhe jo e Sali Berishës.
“Qëllimi i kësaj është kjo, një goditje e opozitës, jo goditje ndaj Sali Berishës. Opozita do i përgjigjet me të gjitha mjetet e mosbindjes civilë valës së represionit kundër saj”, tha nder te tjera Berisha.
Pyetje: Të hënën do të mblidhet këshilli i mandateve për kërkesën e SPAK, ju do të shkoni personalisht apo do përfaqësoheni me avokatë?
Berisha: Nuk kam marrë asnjë vendim, pasi duhet të takoj avoketrit, me të cilët duhet të këshillohem për këtë. Nuk kam marrë mendimin e tyre si do veproj ditën ë hënë në mbledhje. Atë që kemi vendosur si grup parlamentar ne vazhdojmë mosbindjen civile pavarësisht çdo procedure të diktuar nga Rama.
Pyetje: Nëse parlamenti do lejojë SPAK-ut që ju të shkoni në arrest shtëpi, cili do jetë fati i opozitës?
Berisha: Qëllimi i kësaj është kjo, një goditje e opozitës, jo goditje ndaj Sali Berishës. Opozita do i përgjigjet me të gjitha mjetet e mosbindjes civilë valës së represionit kundër saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al