“Plagët mund të shërohen”- Mesazh për Rusinë? Presidenti Biden në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Kundërshtarët mund të bëhen partnerë, asnjë komb nuk mund…

Sep 19, 2023 | 17:03
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka nisur fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke thënë se është e mundur që armiqtë të bëhen partnerë.

biden

Sipas mediave të huaja, fjalët e tij vijnë pasi një sërë krizash globale kanë “mbërthyer” botën, përfshirë luftën në Ukrainë.

Ai filloi duke thënë se “plagët mund të shërohen” dhe “kundërshtarët mund të bëhen partnerë”.

Ndërsa nuk përmendi në mënyrë specifike krizën në Ukrainë, ai tha se e ardhmja e SHBA-së ishte “e lidhur” me të gjithë anëtarët e tjerë të OKB-së, përfshirë Rusinë.

Ai u bëri thirrje të pranishmëve të lexojnë historinë, pasi sipas tij, “asnjë komb nuk mund të përballojë sfidat e sotme i vetëm”.

Ai pritet t’i drejtohet drejtpërdrejt Ukrainës së shpejti me një mesazh drejtpërdrejt nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Kujtojmë se prej 24 shkurtit të vitit të kaluar, mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë, pas agresionit të nisur nga Rusia mbi fqinjin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura