“Situata është alarmante!”- Ekspertët për Vetting: Vilat turistike në Hamallaj, pas disa vitesh do të jenë nën nivelin e ujit

Dec 12, 2024 | 20:29

EMISIONI VETTING 

PLAZHI HAMALLAJ

Banorët e zonës por edhe specialistët thonë se më shumë se 300 metra vijë tokësore në të gjithë bregun duke përfshirë edhe Gjirin e Lalzit pak kilometra më tej, janë gërryer nga deti. Ekspert Mjedisit Endri Haxhiraj shprehet për “Vetting” se “Veprimtaria e njerëzve në zonat bregdetare shqiptare ka ndikuar negativisht. Marrja ndonjëherë e inerteve pranë lumenjve ka bërë që prurjet të jenë më masive të dherave, apo heqja e rërës në zona të ndryshme. Ndërhyrja pa kriter në vijën bregdetare për shumë vite me radhë mund të ketë ndikuar negativisht në këtë fenomen.

Deti ka përpirë sipërfaqe të mëdha toke, por shqetësimi i banorëve mbetet neglizhenca që i është bërë nga shteti i cili nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar këtë fenomen. Sipas Ervin Toromanit, dekan në Fakultetin e Pyjeve në Universitetin Bujqësor, para viteve 1990 pothuajse në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë ka patur brez me pisha të cilat kontribuonin për mbrojtjen e tokës. Por pas viteve 1990, në zonën e Hamallaj dhe shkëmbit të Kavajës, nisën ndërtimet pa kriter duke shkatërruar brezin mbrojtës që ishte krijuar me pemë. Profesori shprehet se fajtor për erozionin në këtë zonë, është njeriu i cili ka shkatërruar natyrën për ta zëvendësuar me komplekse turistike dhe banesa.

Sipas dekanit Universiteti Bujqësor Kamëz, Ervin Toromani, “Para viteve 1990 në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë ka qenë një brez i ndërtuar me pisha të karakterit mesdhetar, kryesisht pisha të egra dhe të buta. Efekti kryesor i tyre ka qenë të parandalohej dhe mbrohej toka, por edhe të pengoj erërat e fortë detare që hynte në brendësi të territorit që mund të dëmtonin kulturat bujqësore apo të shkaktonin edhe dëme të tjera. Pas viteve 1990 ndërtimet pa kriter që janë bërë sidomos në zonën e Shkëmbit të Kavajës ose në Hamallaj komplekse të ndryshme turistike të ndërtuara kanë krijuar problematikë duke e shkatërruar këtë brez mbrojtës. Duke prishur këtë lloj barriera të krijuar artificialisht nga njeriu dhe duke shkaktuar dëmtime të shumta.”

Ndërsa eksperti i mjedisit, Endri Haxhiraj, paralajmëron se pas disa vitesh në Hamallaj vilat turistike do të jenë nën uji për shkak të erozionit detar. Sipas tij “E njëjta gjë shihet edhe në zonën e Hamallajt, ku janë edhe vilat turistike, aty ka përparim shumë të madhe të detit, humbja e sipërfaqes së rërës çdo vit. Ne parashikojmë që gjithë këto investime në breg të detut,  pas disa vitesh të jenë nën nivelin e ujit, çfarë e bën këtë sitiuatë alamamante.”

Të  njëjtën gjë duket se ka pësuar edhe bregdeti i Golemit, ku deti ka nisur të gërryej tokat bujqësore. Sipas ekspertit të mjedisit Endri Haxhiraj edhe pse bizneset privatë kanë nisur të reagojnë duke investuar për tu mbrojtur nga erozioni detar, kjo nuk është e mjaftueshme. Por duhet një studim i mirëfilltë dhe investim i cili do t’i shërbej gjithë zonës bregdetare. Kjo  “ Veçanërisht për zonën e Golemit dëmi për shkak të përparimit të detit është rreth 100 metra, në harkun kohor të 10 viteve të fundit.

Gjithashtu  duhet një bashkëpunim me komunitetin, midis publikut dhe biznesit që ne e sugjerojmë  dhe duhet të kryhet.  Biznesi aktualisht po hedh para duke ndërtuar vetë valëthyes apo duke ndërtuar vetë diga në disa zona të caktuara për shembull në bregdetin e Golemit duke i bërë këto investime të pakonsultuara. Ata po hedhin financojnë por për të qenë efikas ky investim, duhet të ndërveprojë me shtetin për të arritur zgjidhjen përfundimtare më të mirë dhe në interes të komunitetit”.

10e31736-d9f5-4c44-9811-27e8c6524999

 REZERVATIN NATYROR NË RRUSHKULL

Rezervati Natyror Rrushkull me një sipërfaqe prej 565 hektarësh është i rrezikuar gjithashtu nga erozioni. Specialistët thonë se brenda një periudhe jo shumë të gjatë kohore, janë gërryer 75 hektarë tokë nga deti. Bunkerët që shihen në brendësi të detit janë një tregues se erozioni ka përpirë sipërfaqe të mëdha toke. Situata në Rrushkull është shqetësuese jo vetëm për shkak të ritmit të erozionit, por edhe ndryshimi i vijës bregdetare. Në Rrushkull deti avancon drejtë tokës deri në 2 metra në vit, kjo shifër është alarmante. Një ritëm i tillë erozioni ndikon në definimin e vijës bregdetare edhe në humbjen e habitateve tranzitore të bregdetit’.

“Në zonën e Rrashbullit kemi vëne re që disa investime të vogla që kanë qenë aty kanë pësuar dëme infrastrukturore, si çarje të betonit apo zhytje të këtyre investimeve tashme në det, të cilat kanë shkuar dëm. Po kështu shikohet se mos ndërhyrja e faktorit njerëzor, të njësive vendore, apo institucioneve përgjegjëse, ka bërë që deti të zvogëloj sipërfaqen e rërës dhe të përparoj drejt tokave bujqësore,” shprehet eksperti i mjedisit Endri Haxhiraj.

endrit haxhiraj

Divjaka dhe Karavastaja

Erozioni detar ka krijuar probleme në Divjakë dhe Karavasta. Në Divjakë ka ndodhur tërheqja e detit duke krijuar një brez ranor. Në këtë zonë vihet re mungesa e komunikimeve midis lagunës së Karavastasë dhe pjesës së detit. Këto kanale, mundësojnë shkëmbimin e ujit, njëkohësisht furnizimin e saj.

Gjatë verës, avullimi i ujit është shumë i lartë për shkak të temperaturave të larta, ky fenomen ka ndikuar që tokat të jenë më të kripëzuara në lagunën e Karavastasë, gjithashtu, ka dëmtuar florën dhe faunën.

Në këtë rast si zgjidhje, sugjerohet riaktivizimi i kanaleve të komunikimit midis lagunës dhe vijës bregdetare theksoi Ervin Toromani, dekan i Fakultetit të Pyjeve në Universitetin Bujqësor Kamëz, ndërsa shtoi se “në pjesën e Divjakës kemi një tërheqje të ujit dhe krijimin e një brezi ranor dhe kjo natyrisht ka krijuar disa probleme. Problemi i parë sipas studimit që ka kryer agjencia japoneze, ka qenë mungesa e komunikimeve midis lagunës së Karavastasë dhe pjesës së detit.

Këto kanale janë shumë të rëndësishme përsa i përket lagunës, sepse bënë të mundur shkëmbimin e ujit dhe  njëkohësisht furnizimin e saj. Në situata të caktuara sidomos gjatë periudhës së verës ku procesi i avullimit të ujit, është shumë i lartë për shkak të temperaturave, kjo rrit kripëzimin në pjesën e lagunës, natyrisht ajo do të krijojë problem për pjesën e florës dhe faunës që ndodhet në të, dhe ky është një ndër problemet kryesore që projekti i “xhajkës” është ndeshur. Duhet të merren masa që të riaktivizohen këto kanale komunikimi midis pjesës së lagunës dhe pjesës së vijës bregdetare.”

25c1421b-43b5-4f6a-a4a8-a89727b5618f

LEXO EDHE: 

“Duhet të merren masa urgjente!”- Vetting: Si erozioni po “gllabëron” tokat dhe bregdetin në Shqipëri!

“Institucionet mos flenë gjumë”- Erozioni ‘përpinë’ plazhin e Shëngjinit dhe Kepin e Rodonit! Ekspertët: Duhet të ndërtohen barriera mbrojtëse

“Situata është alarmante!”- Ekspertët për Vetting: Vilat turistike në Hamallaj, pas disa vitesh do të jenë nën nivelin e ujit

Vetting: Semani dhe Derëzeza në Fier drejt ‘zhdukjes’ për shkak të erozionit! Haxhiraj: Ja zgjidhja e vendeve të europianës

 

© Panorama.al

Te lidhura