“L’Heure” ka botuar, të premten e 1 shtatorit 1916, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratat e Esat Pashë Toptanit ndaj militarizmit gjerman, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Esat Pasha, i cili erdhi në Maqedoni për të ndihmuar gjeneralin Sarrail, bëri deklaratat e mëposhtme në prani të disa gazetarëve:
Përfitova nga qëndrimi im në kryeqytetet evropiane për t’u takuar me shtetarët e Antantës mbi Shqipërinë. Unë u largova me shumë besim për fatin e ardhshëm të vendit tim. Të gjitha fuqitë Aleate e njohën integritetin e Shqipërisë dhe më deklaruan se kushtet e Traktatit të Londrës janë ende në fuqi. Antanta më premtoi ndihmën e saj në rivendosjen e paqes në vendin tim dhe rimëkëmbjen e tij.
Unë jam i bindur në mënyrë të padiskutueshme se Gjermania më në fund do të mposhtet. Që në ditët e para të luftës evropiane, bëra të njëjtin pohim që faktet e përforcojnë sot. Pasuritë e mëdha të Francës, Anglisë, Rusisë dhe Italisë, rezervuarët e tyre të pasur me burra dhe municione do të mposhtin përfundimisht militarizmin gjerman.”
/Aurenc Bebja/Darsiani.com
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al