Pas një viti “luftë” kundër COVID-19, 1000 mjekë specializantë largohen nga shërbimi publik

Jun 18, 2021 | 17:03
SHPËRNDAJE
Infermiere me veshje mbrojtese e maska duke ecur ne oborrin e e Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine. Deri tani jane konfirmuar 197 raste me koronavirus ne Shqiperi, nder te cilet 10 kane nderruar jete dhe 33 prej tyre jane sheruar./r/n/r/nNurses wear protecting gear while walking at the Infectious Diseases Ward at Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which has been turned into quarantine. So far, 197 cases of coronavirus have been confirmed in Albania, of which 10 have died and 33 have recovered.
Foto ilustruese

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka vendosur largimin nga puna e të gjithë mjekëve specializantë të punësuar në sektorin publik të shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë.

Vendimi i siguruar nga Panorama.al, mban datën 17 qershor 2021 ku përcaktohet qartazi se duhet të ndërpritet kontrata e punësimit me mjekët specializantë.

Gjithashtu Drejtoria Qendrore e OSHKSH-së duhet të bëjë gati listën e vendeve vakante pas largimit të mjekëve specializantë. Largimi i tyre nga sistemi publik i shëndetësisë ka ardhur pas kërkesës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë.

Mjekët specializantë të cilët ndjekin aktualisht studimet në Fakultetin e Mjekësisë, u rekrutuan nga shërbimi publik për të shërbyer për të gjithë pacientët gjatë periudhës së pandemisë.

mjeket-logo (4)mjeket-logo (3)mjeket-logo (2)mjeket-logo (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura