Partizani fiton gjyqin me Arbnor Fejzullahun

SHPËRNDAJE

Arbnor Fejzullahu do të qëndrojë te Partizani deri në fund të sezonit. Kjo, jo për shkak të dëshirës së lojtarit, por si pasojë e vendimit të dhënë nga Dhoma e Zgjidhjes të Konflikteve në FSHF.

fejzullahu

“Panorama Sport” ka mësuar se vendimi i dhënë sot nga ky organ brenda FSHF-së ka qenë në favor të klubit të kuq, duke detyruar lojtarin që të kthehet në stërvitje dhe të qëndrojë pjesë e kryeqytetasve deri në qershor 2017, kur i mbaron kontrata.

Fejzullahu kërkonte të largohej nga të kuqtë dhe kishte një akord paraprak me Skënderbeun. Por tashmë do të jetë i detyruar të kthehet në stërvitje me ekipin, i cili gjatë kësaj periudhe e ka gjobitur me 10500 euro.

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.