EMRAT+FOTO/ Përleshja e armatosur në Elbasan, zbardhen identitetet e 3 të plagosurve, autori në arrati! Një oficer policie në momentin e të shtënave…

Jul 20, 2026 | 21:41

Janë identifikuar tre personat e mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën mbrëmjen e sotme në një lokal në lagjen “Banesa” në qytetin e Elbasanit.

elbasan plagosja

Sipas informacioneve paraprake, të plagosur kanë mbetur: Bjorgi Hoxha, 19 vjeç; Renaldo Mance, 31 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç.

Tre të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

elbasan plagosja1

Në momentin e ngjarjes, brenda lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

elbasan1

Gjatë largimit, autori ka hedhur armën e zjarrit, e cila është sekuestruar nga policia, por ka arritur të arratiset në thellësi të lagjes.

Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

elbasan5

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij atentati, sekuestrimin e provave materiale dhe identifikimin e autorit. Hetimet janë në vijim.

elbasan2

Njoftimi i Policisë Elbasan:

Rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë  plagosur,  jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit”.

elbasan4

elbasan plagosja

© Panorama.al

Te lidhura