“Fundi i kësaj qeverie do kalojë edhe nga Balluku”- Aktivisti Edison Lika: Krimi dhe korrupsioni i saj do e rrëzojë pushtetin! Rama në burg, Balluku në burg

Jul 20, 2026 | 21:15

Aktivisti Edison Lika mori përsëri fjalën nga podiumi i protestës së 51-të para Kryeministrisë, duke deklaruar se fundi i kësaj qeverie do vinte edhe prej dosjes “Balluku”.

Ai vuri në dukje se edhe sot në Kuvend nuk u fol për dërgimin e dosjes dhe kërkesës nga SPAK për heqje të imunitetit të saj. Por ai bëri thirrje që qytetarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos dorëzohen.

“Sot ka pasur Parlament dhe nuk është diskutuar nëse dosja e Belinda Ballukut ka shkuar. Ne e dimë se fundi i kësaj qeverie do të kalojë edhe nga Belinda Balluku. E di se korrupsioni dhe krimi i saj do ta mbulojë dhe rrëzojë edhe këtë qeveri”, tha Lika mes të tjerash.

lika

Në fund ai deklaroi se thirrja që i bëjnë është që të burgosen dhe të japin llogari para drejtësisë.

“Thirrja jonë është Rama në burg Berisha në burg, por edhe Belinda Balluku në burg”, tha aktivisti Edison Lika.

© Panorama.al

Te lidhura