Eksperti i IT-së, Gent Progni ngriti në protestën kundër qeverisë rastin e gazetarit Osman Stafa, i cili u kërcënua teksa po filmonte një ndërhyrje në lumin e Shkumbinit në Librazhd.
Progni deklaroi se kompania që po kryente punimet, të cilën e identifikoi si “4AM”, duhet të jetë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, pasi ajo është e lidhur me ish-zv. kryeministren Belinda Balluku, gjithashtu nën hetim nga SPAK.
Ai akuzoi se kjo kompani është kompania që u kap me falsifikim dokumentesh në Unazën e Re, që po ndërton diga në lumin e Mërturit dhe që është e lidhur me drejtorin Tan Agolli të rrugëve.
“Askush nuk mund të kërcënojë gazetarët që bëjnë punën e tyre”, deklaroi Progni.
Gent Progni: Rama në burg, Berisha në burg! Besoj e keni parë lajmin që Osman Stafa është kërcënuar në Librazhd, teksa po filmonte një kompani që po prishte lumin e Shkumbinit.
Kompania quhet “4AM”, është kompani e lidhur me Belinda Ballukun, e cila ka dosje në SPAK. Është kompania që u kap me falsifikim dokumentesh në Unazën e Re me Bashkim Ulajn.
Është kompania që po ndërton diga në lumin e Mërturit. Është kompania e cila është e lidhur me drejtorin Tan Agolli të rrugëve. Është kompania që SPAK-u duhet ta ketë patjetër në hetim. Askush nuk mund të kërcënojë gazetarët që bëjnë punën e tyre.
© Panorama.al











