Mes folësve në protestë ishte edhe një emigrant i ardhur posaçërisht nga jashtë vendit për t’iu bashkuar sheshit të protestës popullore që sot hyri në ditën e 51-të të saj.
Teksa u ngjit në podium me vajzën e tij të vogël, ai deklaroi se ka marrë pjesë me qëllim që t’i kërkojë Ramës të dorëhiqet pasi ka vrarë shpresën.
Ai tha se kur emigroi në Gjermani kishte me vete vetëm 2 euro.
“Në 2015 ika si azilant djalin e mora 7 muajsh dhe gocën e linda jashtë. Kur ika isha vetëm me 2 euro në xhep. Ky njeri këtu mbrapa na vrau shpresën. Kam ardhur të them “Rama jepe dorëheqjen”. Fëmijëve duhet t’ju mësojmë atdhedashurinë, përveç Taulant Ballës duhet të respektojmë të gjithë Librazhdin”, tha ai mes të tjerash.
Por emigranti kujtoi se të gjithë politikanët, përfshi kryeministri Rama, do e paguanin.
“Kur ika në 2015 kisha në aeroportin e Hamburgut vetëm 2 euro e 30 cent dhe ika për shkak të këtij maskarait. Dua të them se mua më mundi dhe ika dhe këtu mbrapa është ai që na vrau shpresën. Do ta paguani një ditë, as dheu nuk do t’ju tresë sepse nuk e pranon racën tuaj”, tha ai.
© Panorama.al












