“Ku i ke futur lekët dhe ku do i çosh?”- Pensionisti kundër Ramës: Këtë herë largohu ti, mbushe vendin me drogë! Ku e gjete atë këngëtar që se do gjysma botës!?

Jul 20, 2026 | 21:02

Një pensionist 83-vjeçar u bë pjesë e protestës së 51-të kundër qeverisë, duke deklaruar se gjatë jetës së tij nuk kishte parë një protestë të tillë qytetare. 

Ai tha se këtë herë nuk janë shqiptarët ata që duhet të largohen nga vendi, por kryeministri Edi Rama, të cilit iu drejtua dhe e pyeti “Ku i ke futur lekët dhe ku do i çosh?”, ndërsa shtoi se “Çfarë kryeministri je ti, se të kam provuar 6 vite? Ti je kriminel. Ti e ke kryeministrinë me kriminelë dhe kryekrimineli je ti.”

Pensionisti kritikoi edhe shpenzimet prej 4 milionë eurosh të qeverisë për koncertin e Kanye West, ndërsa tha se atë si këngëtar nuk e do gjysma e botës dhe se janë shqiptarët ata që kanë nevojë për mbështetje.

“Ku ma gjeti atë këngëtar që nuk e do gjysma e botës, por e do ky? O Ramë, ti s’ke lekë t’i japësh një fukarai, jo më atij këngëtarit atje”, tha 83-vjeçari.

Pensionisti: Jam 83 vjeç dhe nuk mbaj mend një protestë si kjo. Rama na ka hapur rrugën të ikim, por ne nuk ikim, këtë herë të iki ai. Ai nuk është kryeministër, nuk është njeri, është rrugaç, i pafe. Atë që na ka bërë ne, nuk na e ka bërë njeri. Më i poshtër se ky nuk vjen njeri.

Nuk është as këtu (në Kryeministri), kushedi ku është. E kam qejf ta kem para syve. Ai organizon policinë, ka patronazhistë dhe se ku i merr ato lekë që ua jep atyre. Ku ma gjeti atë këngëtar që nuk e do gjysma e botës, por e do ky?

O Ramë, ti s’ke lekë t’i japësh një fukarai, jo më atij këngëtarit atje. Për Shqipërinë tha. Çfarë Shqipërie ka ky? Ti vetëm sheh kanalet e tua. Ku i ke futur lekët dhe ku do i çosh? Çfarë kryeministri je ti, se të kam provuar 6 vite? Ti je kriminel. Ti e ke kryeministrinë me kriminelë dhe kryekrimineli je ti.

Dhe po si gjete ti, hajde se t’i gjej unë. Jo vetëm Kryeministria, por s’ka vend pa të tillë. Ku i gjete? Ti, more maskara, e mbushe vendin me drogë. Po hiq dorë nga droga.

Nuk ke për të ndenjur më në Kryeministri ti. Burg Sali Berisha, burg Rama. Jo, jo, se unë kam blerë nja 20 metra litarë dhe t’ua vëmë në fyt ty bashkë me Salën. Se ju jeni shpikësit e kësaj rrote. Rama në burg, Berisha në burg. Për Salën do e lë një natë tjetër, se nuk i dal dot në fund.

© Panorama.al

Te lidhura