17 Nëntor, 2022

“Unaza është kthyer”/ Pas deklaratës së balerinës, reagon për herë të parë Redon Makashi: Nese do të kishte diçka…


Disa ditë më parë qarkulloi lajmi se Redon Makashi është fejuar me Rexhina Çukon, pas një fotoje ku dyshja shihej krahën njëri-tjetrit dhe në sy ra unaza e balerinës.

Madje mediat publikuan edhe detaje nga ‘historia e tyre e dashurisë’, por këngëtari e përgënjeshtroi këtë lajm. Në rrjetet sociale Redoni u shpreh se nuk është i vërtetë lajmi i fejesës: “Përgënjeshtrim! Lajmi qe po qarkullon ne disa  portale ne lidhje me jeten time private nuk është i vërtetë”.

Menjëherë pas reagimit të këngëtarit, balerina e cila ishte e ftuar në “Ftesë në 5” pranoi se ka qenë në një lidhje me Redonin por refuzoi të zbulonte detaje nëse ndarja ka qenë për shkak të reagimit të këngëtarit apo jo, por theksoi se e gjithë kjo situatë kishte prekur dhe familjarët e saj. (Kliko këtu)

“Ishte copëz lumturie, por tani ka marrë fund. Nuk ka qenë për klikime, sepse unë s’ kam nevojë. Unaza i është kthyer”, tha ajo.

Ndërkohë së fundmi, Makashi ishte i ftuar në “Goca dhe Gra” ku tregoi dhe anën e tij të historisë. Këngëtari u shpreh se fejesa është një hap shumë i rëndësishëm për të dhe nëse do të kishte diçka ai do të ishte i pari që do e tregonte.

“Fejesa është diçka shumë e madhe për mua. Personi që është folur e njoh, por nëse do të kishte diçka do të dilte nga goja ime. U trombetua pak si shumë”, u përgjigj Redoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al