28 Prill, 2024

Fotot nga paparazzi/ Valentina Leskaj mban radhën për në bankomat! Prej vitesh e shkëputur nga politika, e veshur “chic” si duket ish-ministrja në përditshmërinë e saj


Për shumë vite jemi mësuar ta shikojmë në llogoret e politikës, ku Valentina Leskaj ka ruajtur gjithnjë një imazh të pastër.

Një politikane klasike, me një gjuhë të përzgjedhur dhe me daljet e saj gjithnjë të mirëpeshuara, Valentina e ka mbyllur tanimë kapitullin e saj me politikën.

Ndonëse shpeshherë e kemi parë të flasë për aktualitetin politik, ish-deputetja është disi më e distancuar. Këtë herë, paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në të përditshmen e saj, ku si të gjithë ne, puna e ka lidhur edhe me bankën.

Si gjithnjë, ish-deputetja ka qenë e veshur ‘chic’, ku pantallonat e gjera të zeza, kanë qenë të kombinuara me një pulovër të bardhë. E gjithë pamja e saj është plotësuar me një varëse prej perlash, duke ia shtuar hijeshinë.

Ish-deputetja u shfaq duke tërheq lekë nga bankomati, tërësisht e shpërqendruar nga ajo çfarë po ndodhte rreth saj, përfshijë këtu edhe paparacin tonë që ka arritur t’ia rrëmbejë këtë moment.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al