12 Maj, 2024

Fotot nga paparazzi/ Ministrja e re për anti-korrupsionin nuk ka miq në Parlament


Adea Pirdeni është një nga ministret më të reja në moshë, por edhe e re në politikën aktive të Parlamentit.

Prej disa muajsh ajo drejton Ministrinë për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Megjithatë, në media ajo ka vijuar të mbajë një profil të ulët, duke preferuar që të jetë disi më e tërhequr nga kolegët e saj.

 

 

Dhe duket se këtë profil ajo e ka mbajtur edhe në Parlament. Ndonëse nuk mungon thuajse asnjë seancë, të rralla janë rastet ku ministrja është parë mes kolegësh.

Edhe këtë të enjte, e tillë ka qenë tabloja, ku Adea ka mbërritur në Parlament e vetme, duke preferuar të nxitojë hapat deri në sallën e seancave plenare.

E veshur me një kostum në ngjyrë bezhë të errët dhe bluzë blu, ajo ka parakaluar shpejt pjesën e jashtme të Parlamentit, duke preferuar të mos ketë asnjë takim me kolegët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al